“Kosova e Artë” do të shfaqet në Kampionatin Botëror të Filmit Sportiv

Sporti

“Kosova e Artë” do të shfaqet në Kampionatin Botëror të Filmit Sportiv

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 15:55
“Kosova e Artë” do të shfaqet në Kampionatin Botëror të Filmit Sportiv

Federata Ndërkombëtare e Kinematografisë Televizive Sportive (FICTS) do të hapë nesër (e mërkurë) edicionin e 40-të të Kampionatit Botëror të Filmit Sportiv, që do të mbahet prej 9 deri më 13 nëntor 2022 në Milano të Italisë.

Në mesin e 140 filmave nga 130 shtete, do të shfaqen edhe tre dokumentarë të dërguar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët u shfaqën në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2022”.

Dokumentari i Komitetit Olimpik të Kosovës “Kosova e Artë” (Golden Kosova), do të shfaqet të shtunën në Sallën Trafalgar të Hotel Admiral, me fillim në ora 16:00.

Në po të njëjtin vend, të enjten, në ditën e parë të shfaqjes së filmave, në program është dokumentari i autorit “Një çerek-shekulli rrugëtim”, i autorit Arben Berisha.

Të premten prej 13:55 (online) shfaqet dokumentari “Anëtarësimi i Kosovës në UEFA, hapja e dyerve të mëdha të futbollit”, i autorit Bujar Mehmeti.

Të tre dokumentarët do të jenë në konkurrencë për të fituar çmime, të cilat ndahen në Gala Mbrëmjen, që mbahet të dielën (13 nëntor 2022) në Pallatin e Lombardisë, me fillim në ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat