Kalorësja bie nga kali gjatë garës së hipizmit dhe humbet jetën

Sporti

Kalorësja bie nga kali gjatë garës së hipizmit dhe humbet jetën

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 11:44
Kalorësja bie nga kali gjatë garës së hipizmit dhe humbet jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ipodromin e Ashburton, në Zelandën e Re.

Kalorësja 26-vjeçare Megan Taylor u përfshi në një rrëzim të katër kuajve gjatë një gare, 350 metra larg finishit.

Ajo ra nga kali i saj (Red Orchid) dhe më pas u godit nga kuajt e tjerë që kalonin pranë saj, duke pësuar dëmtime të rënda. Praktikisht, sipas stafit mjekësor, ajo ndërroi jetë që në momentin që u rrëzua dhe u godit nga kuajt e tjerë dhe ndërhyrja e shpejtë ishte e kotë.

Në karrierën e saj, ajo kishte zhvilluar 236 gara dhe kishte arritur 16 fitore.

Gjithsesi, kjo disiplinë sportive, sidomos për kalorëset femra, po bëhet e përgjakshme vitet dhe muajt e fundit, pasi janë regjistruar disa raste të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat