Ndahet nga jeta veprimtari i sportit, Zasella

Sporti

Ndahet nga jeta veprimtari i sportit, Zasella

Nga: Gani Kosumi Më: 7 janar 2023 Në ora: 13:41
Ndahet nga jeta veprimtari i sportit, Zasella

Sporti i Mitrovicës dhe i mbarë Kosovës ka mbetur pa një personalitet dhe humanist të shquar.

Fjala është për Ali Zasellën i cili u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare, njërin nga donatorët dhe veprimtarët më të shquar të Mitrovicës. Ai që nga fëmijëria u dashurua në lojën e futbollit. Pas përfundimit të lojës vepruese, me sukses vazhdoj të ndajë drejtësinë në lojën e futbollit. Këtë rrugë po e ndjek edhe biri i tij Erdall Zasella që sot është njëri nga gjyqtarët e dalluar të gjeneratës së re të Kosovës.

Kontributi i Ali Zasellës është i shquar në përgjitjësi për sportin e në veçanti për futbollin.

Një kohë të gjatë ishte kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës. U shqua për organizim të mirë mikpritje dhe ishte një mbështetës i fuqishëm i futbollit për kategoritë e reja. Shquhej për komunikim, pendatëri dhe korrektësi.

"Unë përsonalisht kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyer sa i përket komunikimit për rrjedhat e futbollit të rajonit të Mitrovicës dhe më gjerë.

E nderuara familje Zasella jemi me ju në këto çaste të vështira. Zoti e mëshiroftë, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës", ka shkruar Kosumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat