Bad News Eagles luajnë sot në finale

Sporti

Bad News Eagles luajnë sot në finale

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 10:07
Bad News Eagles

Ekipi nga Kosova në CS:GO, Bad News Eagles do ta zhvillojë sonte finalen e madhe të CCT Central Europe Malta Finals 1.

BNE ka treguar formë fantastike, duke mposhtur ekipet si forZe, Movistar Riders e Eternal Fire.

Në finale, ekipi kosovar do ta pres fituesin e duelit mes Eternal Fire dhe ENCE.

Finalja zhvillohet sonte nga ora 19:30 dhe fituesi shpërblehet me 50 mijë dollarë.

Kujtojmë se Bad News Eagles veçse e kanë të siguruar vendin e dytë, që u garanton atyre 25 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat