Ylli i NFL firmos një rinovim rekord

Sporti

Ylli i NFL firmos një rinovim rekord

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:50
Xhalen Hërts

Ndërsa në futboll flitet gjithmonë e më shumë për shifrat rekord që pritet të përfitojnë në vitet në vijim emra si Erling Haland e Kilian Mbape, yjet që pritet të dominojnë këtë sport në dekadën në vijim, atyre ndoshta do u duhet të marrin shembull nga NFL.

Yjet e futbollit amerikan aktualisht po përfitojnë shumë më tepër se sa ata të futbollit dhe këtë e tregon më së miri kontrata e re e Xhalen Hërts.

Quarterback 24-vjeçar i Filadelfias, një nga lojtarët më premtues të NFL, ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjen e re pesëvjeçarë nga e cila do të përfitojë 255 milionë dollarë, plot 51 milionë dollarë në sezon! Ky është një rekord në NFL sa i përket një kontrate afatgjatë.

Sipas menaxheres së tij, Nikol Lin, Hërts ka të garantuar 179 milionë dollarë edhe nëse nuk do të luajë rregullisht si dhe është një vendosur një klauzolë e cila nuk lejon transferimin e tij pa miratimin e sportistit.

Kontrata e re hyn në fuqi nga sezoni 2025. Deri atëherë, Hërts do të vazhdojë të përfitojë “vetëm” 4,2 milionë dollarë në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat