Rugova: Jemi të përkushtuar që Prishtinës t’i dhurojmë sa më shumë hapësira sportive 

Sporti

Rugova: Jemi të përkushtuar që Prishtinës t’i dhurojmë sa më shumë hapësira sportive 

Nga: K. G. Më: 19 prill 2023 Në ora: 11:31
Rugova gjatë takimit në Gërmi

Drejtori për sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, ka një lajm të mirë për komunitetin sportiv veçmas  të Prishtinës.

Ai tha se po punohet që amfiteatri i Gërmisë të jetë gati për hapjen e sezonit veror. 

“Po punohet shumë dhe pa pushim që amfiteatri i Gërmisë të jetë gati për hapjen e sezonit veror. 

Përveç që do të marrë një pamje të re, ky amfiteatër do të jetë i gatshëm për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive dhe kulturore. 

Jemi të përkushtuar që Prishtinës t’i dhurojmë sa më shumë hapësira sportive dhe rekreative – në shërbim të qytetarëve dhe rinisë tonë. 

Prishtina, qytet i Sportit!”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat