Çka parasheh ligji për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive?

Sporti

Çka parasheh ligji për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive?

Më: 23 prill 2023 Në ora: 13:45
Pamje nga rrahje e djeshme në Vushtrri

Dhuna është shtuar në sportin e Kosovës!

Po e sjellim në tërësi, se çka parasheh ligji për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive?

“Neni 1 – Qëllimi:

1. Me këtë ligj përcaktohen masat për parandalimin, sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, obligimet e organizatorit të ngjarjeve sportive, kompetencat e organeve zyrtare për shqiptimin e masave për parandalimin, sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive, kurdisjeve dhe dukurive tjera.

2. Ky ligj është në përputhshmëri me Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian (version i konsoliduar), GZ C 326/74, datë 26.10.2012, dhe është harmonizuar pjesërisht ne pjesët e aplikueshme për Republikën e Kosovës me Konventën Evropiane mbi Dhunën e Spektatorit dhe Sjelljen e Pahijshme në Ngjarjet sportive dhe në veçanti në Ndeshjet e Futbollit 19.08.1985.

Neni 2
Përkufizimet

1. Në këtë ligj shprehjet e mëposhtme kanë këto kuptime:

1.1. Ngjarje sportive – manifestimet e organizuara sportive me karakter garues ose jogarues;

1.2. Organizator i ngjarjes sportive – personi fizik ose juridik i cili ndërmerr veprime të caktuara për organizimin e ngjarjes sportive;

1.3. Koha e mbajtjes së ngjarjes sportive – intervali kohor para, gjatë dhe pas ngjarjes sportive;

1.4. Pjesëmarrës të ngjarjes sportive – të gjithë personat që janë prezentë në ngjarjen sportive, në objektin ku zhvillohet ngjarja sportive, sportistët, zyrtarët sportivë, shikuesit, tifozët, kujdestarët, policinë etj;

1.5. Objekt sportiv - objekti ku mbahen ngjarjet sportive, hapësirën për shikues–tifozë, dhe hapësirat e tjera përcjellëse, sanitaren, gardërobën etj; 1.6. Terren sportiv – hapësira ku kryhet aktiviteti sportiv-loja sportive, garat, si dhe hapësira përreth që shërben për ushtrimin e papenguar të aktivitetit sportiv deri te shikuesit;

1.7. Tribunë- hapësira e rregulluar në objektin sportiv e caktuar për vendosjen e shikuesve, respektivisht hapësira me terren sportiv e caktuar për shikues, nëse objekti nuk ka tribunë;

1.8. Ngjarje sportive me rrezikshmëri të lartë – të gjitha ato aktivitete sportive në të cilat potenciali për shfaqjen e dhunës është i madh;

1.9. Shikuesit/publiku– të gjithë personat që e përcjellin ngjarjen sportive nga tribunat përkatëse;
1.10. Tifozët– grupe të organizuara të shikuesve, të regjistruara si OJQ, të cilat përkrahin ekipet e tyre sportive;

1.11. Ministria– Ministrinë përkatëse për Kulturë, Rini dhe Sport;
1.12. KOK-u – Komitetin Olimpik të Kosovës;
1.13. Policia – Policinë e Kosovës;

1.14. Kujdestarët – persona të moshës madhore që caktohen nga organizatori i ngjarjes sportive për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë, gjatë kohës sa zgjat ngjarja sportive dhe kanë shenja dalluese;

1.15. Kurdisje - veprim që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kufizon, dëmton apo eliminon konkurrencën reale në garat sportive, përmes kurdisjeve të rezultateve të ndërlidhura me bastoret sportive.
Neni 3

Organizimi i ngjarjeve sportive

1. Organizimin e ngjarjeve sportive sipas këtij ligji mund ta bëjnë: KOK-u, federatat e sportit, shoqatat e sportistëve, organizatat e sportistëve dhe klubet sportive.
2. Organizimin e ngjarjeve sportive mund ta bëjnë edhe personat fizikë ose juridikë që paraprakisht kanë bërë marrëveshje me grupet e cekura në paragrafin 1. të këtij neni.

3. Organizatori i ngjarjes sportive është i obliguar të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës për të siguruar mbajtjen e ngjarjes sportive.

4. Organizatori i ngjarjes sportive është i obliguar të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e ngjarjes sportive, e në veçanti duhet të kujdeset për masat parandaluese të shfaqjes së dhunës dhe sjelljeve të palejuara.

Dhuna, sjelljet e palejuara, kurdisjet dhe dukuritë negative në ngjarjet sportive!
1. Dhunë, sjellje e palejuar, kurdisje dhe dukuri negative në ngjarjet sportive konsiderohet:
1.1. sulmi fizik ndaj çdo pjesëmarrësi në ngjarjen sportive, qofshin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të ngjarjes sportive apo shikues, ose përleshja fizike mes pjesëmarrësve apo shikuesve – tifozëve;

1.2. gjuajtja e sendeve në terrenin sportiv të lojës ose në tribunat e shikuesve – tifozëve; 

1.3. shfaqja në objekt e materialeve propaganduese me të cilat fyhen ndjenjat racore,
kombëtare, fetare ose ndjenjat e tjera;

1.4. ndërmarrja e veprimeve që nxisin urrejtje e që mund të sjellin deri të sulmet fizike;
1.5. dëmtimi i objektit të sportit, pajisjeve sportive, instalimeve dhe pajisjeve të tjera në objektin sportiv;

1.6. veprimet me të cilat pengohet hyrja apo dalja e pjesëmarrësve në ngjarjen sportive, pengimi i mbajtjes së ngjarjes apo shkaktimi i pasigurisë në objektin sportiv për pjesëmarrësit apo personat e tjerë;

1.7. hyrja e paautorizuar në hapësirat e objektit dhe terrenit sportiv;

1.8. hyrja e paautorizuar në hapësirat zyrtare dhe në kalimet zyrtare të objektit, ose në pjesën e tribunës së objektit që i caktohet tifozëve të ekipit mysafir; 

1.9. futja e pijeve alkoolike, substancave psikotrope ose e lëndëve të tjera dehëse, si dhe përdorimi i tyre në objektet sportive;

1.10. futja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike, mjeteve të forta dhe mjeteve tjera në objektet sportive, përdorimi i të cilave mund të shkaktojnë pasiguri të pjesëmarrësve në ngjarjet sportive;

1.11. djegia e rekuizitave, shenjave identifikuese të shteteve, klubeve etj., ose të sendeve të tjera në objektin sportiv;
1.12. përdorimi i maskave ose sendeve të tjera me qëllim të fshehjes së identitetit - fshehja e fytyrës;
1.13. rezultatet të cilat nuk janë arritur mbi parimin e konkurrencës reale dhe sipas meritës;

1.14. çdo manipulim dhe kurdisje e rezultateve në garat sportive vendore dhe ndërkombëtare.
1. Me qëllim të parandalimit të dhunës, sjelljeve të palejuara, dukurive negative, manipulimeve dhe kurdisjeve në ngjarjet sportive, udhëheqësit, zyrtarët e KOK, anëtarët e federatave, klubeve sportive dhe organizatori i ngjarjes sportive obligohen që:

1.1. të kontribuojnë në organizimin e mirë të sjelljes së tifozëve dhe klubeve të tyre; 1.2. të sigurojnë informatat e nevojshme për tifozët, përfaqësuesin zyrtar, numrin e përafërt të tifozëve, materialet propaganduese etj;
1.3. të koordinojnë aktivitetet me tifozët e klubeve, me rastin e pjesëmarrjes së organizuar në ngjarjet sportive, kur ata janë mysafirë;

1.4. në koordinim me Policinë e Kosovës të përcaktojnë se cilat ngjarje sportive konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe cilat masa shtesë duhet të ndërmerren nga organizatori i ngjarjes sportive në pajtueshmëri me ligjin dhe rregullore te tjera;

1.5. të ndikojnë dhe kontribuojnë në sjelljet dhe veprimet korrekte të lojtarëve, personave zyrtarë, para, gjatë dhe pas ngjarjes sportive, sipas hierarkisë përkatëse;

1.6. të njoftojnë me shkrim organet zyrtare: Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit dhe Këshillin Kombëtar për parandalimin e dhunës, sjelljeve të palejuara, dukurive negative dhe kurdisjeve në ngjarjet sportive;

1.7. të raportojnë me shkrim për rastet kur ka informata për manipulim apo kurdisje të ndeshjes sportive. Raporti iu dërgohet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh organeve kompetente sipas nën-paragrafit 1.6. të këtij neni;
1.8. të caktojnë zyrtarë apo kompani profesionale monitoruese vendore ose ndërkombëtare për monitorimin e ngjarjeve sportive në federatat përkatëse;

1.9. udhëheqësit, zyrtarët e KOK-ut, anëtarët e federatave, klubeve sportive apo organizatori i ngjarjes sportive, janë të obliguar që të ndërmarrin masat e nevojshme që në çdo garë vendore dhe ndërkombëtare sportive rezultatet të jenë mbi parimin e konkurrencës reale të drejtë dhe sipas meritës; 1.10. udhëheqësit, zyrtarët e KOK, anëtarët e Federatave, klubeve sportive dhe organizatori i ngjarjes sportive, janë përgjegjës, që të parandalojnë çdo dukuri negative të manipulimit dhe kurdisjes së rezultateve në garat sportive vendore dhe ndërkombëtare.

Neni 6
Masat organizative

1. Organizatori i ngjarjes sportive është i obliguar të angazhojë shërbimin kujdestar adekuat,
ose të angazhojë personin juridik, që t’i kryej shërbimet për siguri fizike dhe ruajtjen e rendit në ngjarjen sportive;

2. Gjatë kohës së kryerjes së punës për siguri fizike dhe ruajtjen e rendit gjatë ngjarjes sportive shërbimi kujdestar apo personi juridik i cili i ofron këto shërbime obligohet që: 2.1. t’i pengojë dhe largojë personat nga objekti ku zhvillohet ngjarja sportive nëse janë
nën ndikimin e alkoolit ose lëndëve të tjera të ndaluara, ose që nga sjellja e tyre mund të shihet qartë se mund të shkaktojnë dhunë ose veprime të palejuara; 

2.2. të sigurojë që tifozët mysafirë të kenë hyrje, dalje dhe tribunë të veçantë brenda objektit sportiv;

2.3. të sigurojë që shikuesit të ulen në ulëset e caktuara për shikues, duke zbatuar numrin e paraparë të ulëseve sipas kapaciteteve të hapësirës –tribunës;

2.4. të sigurojë terrenin sportiv me ndarje fizike adekuate në mënyrë që t’ua pamundësojë shikuesve hyrjen në terrenin sportiv dhe kalimin e tyre në pjesën e ndarë për tifozët e klubit tjetër;

2.5. të ndalojë futjen e pijeve alkoolike apo lëndëve të tjera të ndaluara në objektin sportiv;
2.6. të ndalojë futjen e gjësendeve që mund të shërbejnë për shkaktimin e veprimeve të dhunës si: mjete piroteknike, shkopinj, shishe të qelqit; gjësende me të cilat mund të pengohet zhvillimi normal i ngjarjes sportive si: pasqyrat, shënjestrat laserike, aparatet me zë të lartë; materialet propaganduese me të cilat nxitet urrejtje kombëtare, racore, fetare etj;

2.7. të ndalojë dhe t’ia dorëzojë policisë personin i cili e prish rendin ose vepron dhunshëm gjatë ngjarjes sportive;
2.8. shërbimi kujdestar i sigurisë gjatë kryerjes së punës së besuar ka të drejtë të përdorë forcën proporcionale në rast se kërcënimi është i drejtuar kah ai, shikuesit, lojtarët ose ndaj personave të tjerë që janë prezentë si dhe nëse sulmi është drejtuar kah shkatërrimi ose dëmtimi i pjesëve të objektit sportiv dhe pjesëve përgatitore të tij;

2.9. të ndalojë rreptësisht pjesëmarrjen në objektin sportiv, personit apo grupit të personave që iu është ndaluar pjesëmarrja në një apo disa ngjarje sportive, bazuar në masat juridike përkatëse;

2.10. të paralajmërojë, ose ta largojë personin i cili, me veprimin apo mosveprimin e tij, mund të shkaktojë dhunë, të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve, apo të pengojë vazhdimin e ngjarjes sportive;

2.11. organizatori i ngjarjes sportive mund të bëjë marrëveshje me përfaqësuesin e tifozëve mysafirë që së bashku të bëjnë kujdestari gjatë ngjarjes sportive;

2.12. organizatori është i obliguar që klubit mysafir, shikueseve–tifozëve mysafirë, të cilët marrin pjesë në ngjarjen sportive, udhëzimet dhe këshillat t’ia përcjellë në gjuhën që ata e flasin;

2.13. organizatori i ngjarjes sportive me karakter ndërkombëtar është i obliguar që përfaqësuesit të secilës organizatë sportive t’ia mundësojë t’i drejtohet tifozëve të vet në rastet e nevojshme.
3. Organizatori është i obliguar të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës, me qëllim të aplikimit të masave dhe urdhrave që kanë të bëjnë me ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

4. Organizatori është i obliguar që të sigurojë hapësira të veçanta në objektin sportiv për organet e tjera kompetente si: policia, shërbimi mjekësor, zjarrfikësit dhe organet e tjera që ofrojnë shërbime publike.

Neni 7
Këshilli Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive
1. Ministria, sipas këtij ligji themelon Këshillin Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive (në tekstin e mëtejmë Këshilli).
2. Këshilli përbëhet prej pesë (5) anëtarëve, prej të cilëve:
2.1. një(1) anëtarë nga Prokuroria e Shtetit – kryetar;

2.2. një(1) anëtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë;
2.3. një(1) anëtarë nga Komiteti Olimpik i Kosovës;
2.4. një(1) anëtarë nga federata përkatëse; dhe
2.5. një(1) anëtarë nga Ministria.

3. Organizimi dhe koordinimi i punës së Këshillit bëhet nga Ministria.

4. Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria.
Neni 8

Masat preventive
1. Këshilli, KOK-u, federatat e sportit dhe klubet sportive në Republikën e Kosovës, përkatësisht organizatori i ngjarjes sportive, mund ta shpallin ngjarjen sportive me rrezikshmëri të lartë me anë të shkresës zyrtare të organit kompetent të organizatës përkatëse sportive, ose sipas propozimit të Policisë së Kosovës, atëherë kur nga rrethanat e caktuara vlerësohet se mund të vijë deri te dhuna ose sjellja e palejuar e shikuesve-tifozëve.

2. Në ngjarjen sportive me rrezikshmëri të lartë organizatori është i obliguar:
2.1. të realizojë bashkëpunim me përfaqësuesit e klubeve sportive dhe të tifozëve me qëllim këmbimi të informatave reciproke;

2.2. në afatin prej shtatëdhjetë e dy (72) orësh para fillimit të ngjarjes sportive, të informojë Policinë e Kosovës dhe organet e tjera kompetente, organizatat e tjera sportive të interesuara dhe sipas nevojës edhe sportistët që marrin pjesë në ngjarjen sportive;

2.3. të caktojë personin përgjegjës që është kompetent që t’i zbatojë masat që parashihen me këtë ligj në bashkëpunim me organet e zbatimit të rendit publik;

2.4. të veprojë sipas rregullave dhe udhëzimeve të caktuara në konsultim me Policinë e Kosovës.
Neni 9

Obligimet e organizatorit në ngjarjet sportive me rrezikshmëri të lartë.
1. Me rastin e organizimit të ngjarjes sportive me rrezikshmëri të lartë organizatori është i obliguar që:
1.1. të sigurojë se shitja e biletave për grupet e tifozëve mysafirë të bëhet në vende të caktuara, të ndara dhe në largësi të mjaftueshme prej njëra-tjetrës;

1.2. të sigurojë që shitja e biletave të mos kalojë numrin e ulëseve të cilat ekzistojnë në objekt dhe të lëshohen vetëm biletat me numër të ulëses përkatëse. Në objektet sportive që nuk ka ulëse, numrin e shikuesve e përcakton federata e sportit përkatës;

1.3. të sigurojë rendin e uljeve në ulëset e numëruara që përputhen me numrat e biletave të lëshuara;
1.4. të bashkëpunojë me organizatat sportive-klubet që marrin pjesë në ngjarjen sportive për shitjen e biletave për tifozët e tyre;

1.5. të caktojë hyrje – dalje të posaçme për shikuesit dhe për grupet e tifozëve mysafirë, në rast se pritet ardhja ose shkuarja e tyre në numër më të madh; 
1.6. të sigurojë që përmes programit të ngjarjes sportive ose mjeteve të tjera të informimit të ndikojë te shikuesit që të sillen në mënyrë korrekte.
Neni 10

Obligimet e organizatorit për mbajtjen e evidencave përkatëse

1. Organizatori është i obliguar që në bashkëpunim me klubet sportive, të cilat marrin pjesë në ngjarjen sportive, të sigurojnë mbajtjen e evidencave për identitetin e personit të cilit i shiten
biletat, ose kush e përfaqëson klubin. Sipas kërkesës zyrtare, këto evidenca i jepen organeve përkatëse të sigurisë.

2. Për ndeshjen me rrezikshmëri të lartë, organizatori është i obliguar të sigurojë që biletat t’i shiten vetëm personave që kanë dokumente identifikimi.

3. Organizatori obligohet të sigurojë se një personi nuk mund t’i shiten më shumë se shtatë (7)
bileta.

4. Organizatori është i obliguar që në ndeshjen me rrezikshmëri të lartë t’iu pamundësojë hyrjen personave në ngjarjen sportive nëse nuk kanë dokument identifikues, përkatësisht personat më të ri se gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç, përjashtimisht nëse janë nën mbikëqyrjen e prindit apo kujdestarit ligjor.

5. Organizatori i ngjarjes sportive ose distributori në vendet e shitjes së biletave do të ndalojë shitjen e biletave ose t’i shpërndajë ato personit të cilit i është shqiptuar masa e sigurisë - ndalimi i pjesëmarrjes në ngjarjet e caktuara sportive, deri sa të zgjatë masa e sigurisë.

6. Policia e Kosovës dhe federata përkatëse mbanë evidencë me të dhëna të personave që
kanë qenë të përfshirë në akte të dhunës në ngjarjen sportive.
7. Shënimet me të dhënat personale të kryesve të veprës penale gjatë ngjarjes sportive duhet të përmbajnë:

7.1. të dhënat personale të tifozëve-emri, mbiemri, emri i prindit – kujdestarit, vendi dhe data e lindjes, numri personal, fotografia, përkatësia e grupit të tifozëve, masat juridike për veprimet paraprake të ndaluara të cilat janë kryer brenda dhe jashtë vendit;

7.2. këto të dhëna ruhen pesë (5) vite.
8. Ndalohet rishitja e biletave.

Neni 11
Shitja e biletave jashtë objektit sportiv
Në ditën e mbajtjes së ngjarjes sportive me rrezikshmëri të lartë, biletat për shikuesit – tifozët mysafirë mund të shiten edhe në objekte të caktuara jashtë objektit ku do të zhvillohet ngjarja
sportive. 

Neni 12
Obligimet e organizatorit për sigurimin e kushteve teknike
1. Organizatori duhet të sigurojë që ngjarja sportive me rrezikshmëri të lartë të zhvillohet në objektin ku janë të siguruara kushtet vijuese:
1.1. mbrojtëset e përshtatshme para objektit sportiv, me qëllim që të ndahen dhe të drejtohen grupet e tifozëve të ekipeve pjesëmarrëse;
1.2. mbrojtëset e përshtatshme për parandalimin e hyrjes së tifozëve në terrenin sportiv;

1.3. mbrojtëset e përshtatshme për ndarjen e grupeve të tifozëve të kundërt brenda objektit sportiv;
1.4. paraqitjen e qartë dhe të dukshme të shenjëzimit përkatës në hyrje dhe dalje në të gjitha pjesët e objektit sportiv;
1.5. kualiteti i ulëseve për shikues duhet të jetë sipas standardeve të federatave ndërkombëtare përkatëse;

1.6. të ketë hapësirën e caktuar për anëtarët e Këshillit, personin e autorizuar nga Policia e Kosovës dhe zyrtarët kompetentë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në ngjarjen sportive. Këta persona, nga kjo hapësirë, duhet të kenë shikim të qartë të terrenit dhe të tifozëve – pjesëmarrësve; 
1.7. të ketë përgatitjen teknike për incizim në hyrje – dalje dhe përcjelljen e sjelljeve të tifozëve brenda në objektin sportiv.

Neni 13
Masat të cilat i ndërmerr Policia e Kosovës
1. Policia e Kosovës në rastin e mbajtjes së ngjarjes sportive me rrezikshmëri të lartë ndërmerr masat e nevojshme për pengimin e dhunës dhe sjelljeve të palejuara.
2. Masat të cilat i ndërmerr Policia e Kosovës, por që nuk kufizohen vetëm në masat vijuese:
2.1. të urdhërojë grupet e tifozëve që të vijnë në drejtim të caktuar gjatë ardhjes së tyre, ose shkuarjes, përkatësisht largimit të tyre prej objektit sportiv;
2.2. të kërkojë prej organizatorit të ngjarjes sportive eliminimin e mangësive të dukshme në objektin sportiv, ose të mangësive që hasen gjatë organizimit të ngjarjes sportive, që ato mangësi në njëfarë mase mund të ndikojnë në sigurinë e pjesëmarrësve në ngjarjen sportive; 
2.3. të kërkojë nga organizatori i ngjarjes sportive të hartojë planin e menaxhimit të integruar të emergjencave civile;

2.4. Policia e Kosovës para fillimit të ngjarjes sportive me rrezikshmëri të lartë duhet së paku katër (4) orë para se të fillojë ngjarja sportive ta kontrollojë objektin sportiv në të
cilin do të mbahet ngjarja sportive;
2.5. zyrtari përgjegjës i organizatës sportive, në koordinim me Policinë e Kosovës, pas konstatimit zyrtar se ka mungesa konkrete për sigurinë e pjesëmarrësve, mund të ndalojë mbajtjen, përkatësisht vazhdimin e ngjarjes sportive.

Neni 14
Bartja e shpenzimeve
1. Organizatori i ngjarjes sportive i bartë shpenzimet të cilat kanë të bëjnë me masat e parapara nga neni 5 deri në nenin 12 të këtij ligji.
2. Organizatori mund të lidhë kontratë me institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës për kryerjen e punëve të caktuara lidhur me sigurimin e ngjarjes sportive dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së palejuar të shikuesve, ato që nuk janë kompetencë e punëve të rregullta për ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik.

3. Të hyrat e realizuara nga ndërmarrja e masave barten në Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Neni 15
Zbatimi i legjislacionit në fuqi
1. Për veprimet e përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji zbatohen dispozitat e legjislacionit përkatës penal në Republikën e Kosovës.
2. Për veprimet e përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji, për të cilat nuk ka elemente të veprave penale, zbatohen dispozitat e legjislacionit përkatës për kundërvajtje.
Neni 16

Dënimet për personat juridikë
1. Me gjobë prej dhjetëmijë euro (10,000 €) deri në pesëdhjetëmijë euro (50,000 €) do të gjobiten federatat e sportit, klubet sportive, shoqëritë sportive ose personat e tjerë juridikë që organizojnë ngjarjet sportive, nëse nuk: 1.1. mundësojnë mbajtjen e sigurt të ngjarjes sportive të paraparë me nenin 3 të këtij ligji;
1.2. kanë kontroll për zbatimin e masave të parapara me nenin 3 të këtij ligji;
1.3. ndërmarrin masat preventive të parapara me nenin 8 të këtij ligji;
1.4. trajnojnë – aftësojnë ose nuk e angazhojnë shërbimin kujdestar adekuat;

1.5. bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës;
1.6. gjatë mbajtjes së ngjarjes sportive nuk sigurojnë praninë e shërbimit mjekësor, dhe nuk bashkëpunojnë me organet kompetente;
1.7. gjatë mbajtjes së ngjarjes sportive nuk sigurojnë vende të veçanta për zyrtarët e organeve kompetente ose të organizatave, shërbimeve publike dhe zyrtarëve publikë të cilët kanë obligim që ta monitorojnë ngjarjen sportive;
1.8. shpallin me rrezikshmëri të lartë ngjarjen sportive përkatëse;
1.9. ndërmarrin masat përkatëse para, gjatë dhe pas ngjarjes sportive me rrezikshmëri të lartë sipas nenit 9 të këtij ligji;

1.10. sigurojnë mbajtjen e evidencave të parapara për shitjen e biletave të ngjarjes sportive me rrezikshmëri të lartë dhe nuk ia paraqesin ato Policisë së Kosovës sipas kërkesës zyrtare;
1.11. sigurojnë që për ngjarje sportive me rrezikshmëri të lartë biletat t’iu shiten vetëm personave që kanë dokumente identifikimi;
1.12. sigurojnë se një personi mund t’i shiten vetëm deri në shtatë (7) bileta; 

1.13. sigurojnë se nuk u lejohet hyrja në objekt sportiv, gjatë kohës sa zhvillohet ngjarja
sportive, personave më të ri se gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç, pa kujdesin e prindit ose kujdestarit ligjor;
1.14. sigurojnë nëse shitja e biletave bëhet në kundërshtim me kushtet e parapara me këtë ligj;
1.15. sigurojnë që ngjarja sportive të zhvillohet në objektin e përshtatshëm sportiv;
1.16. sigurojnë nëse shitet alkooli në objektin sportiv edhe përkundër ndalesës, dhe personat përgjegjës nuk e raportojnë atë tek organet kompetente.

Neni 17
Dënimet për personat fizikë
Për veprimet e kryera të cilat janë paraparë me nenin 4 të këtij ligji personi fizik mund të dënohet me gjobë prej njëmijë euro (1000 €) deri në pesëmijë euro (5.000€).

Neni 18
Shqiptimi i masave të tjera juridike
Krahas dënimit për kundërvajtje, personave fizikë dhe juridikë që kanë kryer vepra penale në ngjarjet sportive u shqiptohen edhe masa të tjera të parapara me Kodin Penal.

Neni 19
Dispozitat kalimtare
1. Për organizimin e ngjarjeve të sportit zbatohen normat dhe rregullat për tubimet publike të qytetarëve – Ligji nr.03/L-118 Për Tubimet Publike.

2. KOK-u, federatat e sportit, klubet sportive, shoqatat e sportistëve dhe personat e tjerë fizik dhe juridik, të cilët merren me organizmin e ngjarjeve sportive, duhet që aktet juridike të tyre t’i harmonizojnë me këtë ligj në afat prej gjashtë (6) muajsh nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 20
Aktet nënligjore

Ministria brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja ne fuqi e këtij ligji nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat