Gara e madhe e Parisit në CS:GO fillon sot

Sporti

Gara e madhe e Parisit në CS:GO fillon sot

Më: 8 maj 2023 Në ora: 09:23
Bad News Eagles

Gara e madhe e Parisit në CS:GO fillon sot nga ora 11:30, ku 24 ekipet më të mira do të garojnë për titullin e datës 21 maj.

“Accor Arena” do të jetë vendi ku ekipet nga gjitha bota do zhvillojnë duelet e tyre, përfshirë këtu edhe ekipin nga Kosova, Bad News Eagles.

“Shqiponjat” ndeshjen e parë e kanë të shtunën, pasi janë kualifikuar direkt në nivelin e Legjendave, pa pasur nevojë t’i zhvillojnë ndeshjet e para në nivelin e Sfiduesve në Paris Major 2023.

Kjo garë, transmetohet drejtpërdrejt në platformën Artmotion, në kanalet Sport 5 dhe Sport 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat