Ore shqiptar, më mirë të takosh Xhakën e Shaqirin se Xhajiqin e Gjokoviqin

Sporti

Ore shqiptar, më mirë të takosh Xhakën e Shaqirin se Xhajiqin e Gjokoviqin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 maj 2023 Në ora: 21:22
Gjokoviq e Abazoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duhet ta vë gishtin në kokën e tij dhe të pyes veten: Përse e takova Dragan Xhajiqin dhe Novak Gjokoiqin dhe përse nuk e takova Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën?

E para, Dritan Abazoviq jeni kryeministër i Malit të ZI dhe asgjë të përbashkët nuk ka Mali i Zi me Xhajiqin dhe Gjokoviqin e as me Serbinë.

Dragan Xhajiqi është kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë dhe Novak Gjokoviq e përfaqëson Serbinë në tenis, që të dytë njihen për qëndrime antishqiptare.

Xhajiqi i takon shkollës së Cërvena Zvezdës së Beogradit, është kryetar nderi dhe ky klub është kundër Kosovës dhe kjo punë dihet botërisht.

Gjokoviqi njihet për provokime dhe thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve të Kosovës, ndërsa Ju Dritan i keni takuar dhe mburresh që u takove me Gjokoviqin. 

Xhajiqin e ke pritur në Podgoricë kur u takua Mali i Zi me Serbinë, ndërsa mbrëmë u takove me Gjokoviqin.

Si mund të takosh një Gjokoviq i cili ngado që sillet thotë Kosova është Serbi!

Ore Dritan, a je në dijeni se më kë je takuar? Si është e mundur të thuash Gjokoviiqi është njeri i madh?

A e dini se Gjokoviqi është ndëshkuar që e ka goditur me top në fyt gjyqtaren e vijës në tenis në ndeshjen ndërkombëtare!

A e dini se ky nuk është vaksinuar dhe për atë iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Dritan, si është Gjokoviqi njeri i madh kur thotë Kosova është Serbi? Thirrje mendjes z. Dritan!

Dritan Abazoviq më mirë është të takosh trimat tanë si Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, dy shqiptarë që kudo që shkuan e lartësuan shqiptarinë. Shaqiri e Xhaka luajnë për Zvicrën por kudo që luajnë e kanë në zemër Kosovën, shqiptarinë dhe e shfaqin hapur e me krenari.

Çfarë po të duhet ore Dritan të takosh Gjokoviqin e çfarë po të duhet Xhajiqi? 

Dritan, thirri mendjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat