Kosova-Rumania, fillon shitja e biletave të ndeshjes

Sporti

Kosova-Rumania, fillon shitja e biletave të ndeshjes

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 15:31
Kombëtarja e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës kundër Rumanisë.

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen ndaj Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

FFK ka njoftuar se çmimet e biletave fillojnë nga 5 euro në sektorin e Veriut dhe Jugut, dhe arrijnë deri në 80 euro për sektorin VIP. Në sektorin e Lindjes biletat kushtojnë 10 euro ndërsa në Perëndim 20 euro.

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Më 16 qershor me fillim nga ora 20:45, Kosova do të zhvillojë ndeshjen ndaj Rumanisë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e cila është e vlefshme për kualifikimet drejt Euro 2024.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat