Rugova: Ky turne është një mundësi e shkëlqyeshme për të promovuar sportin 

Sporti

Rugova: Ky turne është një mundësi e shkëlqyeshme për të promovuar sportin 

Nga: K. G. Më: 16 qershor 2023 Në ora: 12:07
Kastriot Orana e Granit Rugova

Gjithçka është gati për turneun ndërkombëtar të pingpongut, që do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës.

Drejtori për sport në Komunën e Prishtinës, Granti Rugova, tha se Prishtina është qytet i sportit.  

“Kryeqyteti nikoqir i Turneut Ndërkombëtar ‘Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2023’, i organizuar nga Klubi i Pingpongut Priping dhe përkrahur nga Drejtoria për Sport. 

Ky turne është një mundësi e shkëlqyeshme për të promovuar sportin, për të krijuar kontakte ndërkombëtare dhe për të treguar se Prishtina është një destinacion i rëndësishëm sportiv. 

Është gjithashtu një rast i mirë për sportistët vendas të konkurrojnë me sportistët më të mirë nga vende të tjera dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në arenën ndërkombëtare.

Ky event tregon përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të klubit Priping në promovimin e pingpongut dhe sportit në përgjithësi. 

Organizimi i një turneu të tillë kërkon përgatitje të madhe dhe profesionalizëm, dhe klubi Priping meriton vlerësim maksimal për arritjen e kësaj pune”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat