Në Ditën Olimpike, Rama premton stadium dhe pishinë olimpike

Sporti

Në Ditën Olimpike, Rama premton stadium dhe pishinë olimpike

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:19
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Me aktivitete të ndryshme me nxënës nga shkollat e Komunës së Prishtinës, sot po shënohet Dita Olimpike 2023, si ngjarje që përmbyll Javën Olimpike e cila u shënuan me shumë aktivitete sportive në rreth 25 komuna në të gjithë Republikën e Kosovës.

Qëllimi i Javës Olimpike është që të rinjtë dhe nxënësit e shkollave fillore të merren me sport për një të ardhme të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Në hapjen e Ditës Olimpike, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ftoi të gjithë fëmijët që të qëndrojnë sa më larg rrjeteve sociale dhe të merren me aktivitete sportive në mënyrë që një ditë të jenë të suksesshëm si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Amir Rrahmani e kampion të tjerë.

Krasniqi: Fëmijët të merren me sport që një dit të bëhen kampion në sporte të ndryshme

“Thirrjes për të qenë aktiv iu bashkuan 25 komuna, mbi 5 mijë parafillor, fëmijë të shkollave fillore dhe persona të tjerë të moshuar të moshave të ndryshme të cilët shënuan javën dhe ditën olimpikë të vitit 2023. Edhe pse i kemi vetëm tetë vite e gjysmë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ne sot jemi vendi me suksese të jashtëzakonshme duke fituar tri medalje të arta olimpike dhe ato në vetëm dy pjesëmarrje.. Unë ju ftoj të merreni me sport dhe një ditë bëheni kampion olimpik si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova apo kampione tjera si Donjeta Sadiku, Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Edon Zhegrova e shumë sportistë të tjerë që po na bëjnë krenar çdo ditë e më shumë.”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Prishtinës, u shpreh se Kosova po bëhet çdo ditë e më shumë krenare me përfaqësimin që sportistët po i a bëjnë nëpër botë me paraqitjet dhe sukseset e tyre duke fituar medalje të shumta.

Rama: Rinia jonë po prek majat e sporti nëpër botë

“Çdo ditë sportistët tanë nga disiplina të ndryshme po vazhdojnë të na bëjnë krenar dhe ta arrijnë maje të ndryshme në fusha të sportit duke e bërë vendon tonë edhe më krenar dhe të ndihet edhe më i fortë dhe për ta kuptuar që me të vërtët po rrugëtojmë në një rrugë të drejtë për majat më të larta botërore si një shtet i ri me një rini fantastike.”, tha Rama.

Ai tha se shumë shpejtë në Bërnicë do të ndërtohet Qendra Olimpike ku do të ndërtohet një stadium olimpik si dhe një pishinë olimpike.

Rama: Në Bërnicë do të ndërtohet Qendra Olimpike

“Kemi shpalosur me krenari edhe konceptin tonë vizionar që tani po e quajmë Qendrën Olimpike, një përpjekje madhështore kjo që po ndërtohet në Bërnicën e poshtme ku edhe Prishtina po kthehet në kryeqendër sportive jo vetëm në Kosovë po edhe në të gjithë rajonin. Në këtë pjesë do të jetë stadiumi olimpik, arena multifunksionale, do të kemi edhe bazenin olimpik, një numër të madh të sporteve olimpike ku ju do t’i keni kushtet më të mira për t’i arritur majat më të larta botërore”, theksoi Rama.

Gjatë Javës Olimpike, u shënuan aktivitete të ndryshme në komuna si Prishtinë, Suharekë, Malishevë, Gjakovë, Rahovec, Drenac, Fushë Kosovë dhe në Han të Elezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat