Hamiti: Si ndihen sot ata që Alvinin e detyruan të mos e përfaqësoj Kosovën?

Sporti

Hamiti: Si ndihen sot ata që Alvinin e detyruan të mos e përfaqësoj Kosovën?

Nga: K. Goca Më: 23 qershor 2023 Në ora: 13:44
Alvin Karaqi

Ardian Hamiti, veprimtar sportiv dhe trajner i notit, sot ka shtruar një pyetje interesante në profilin e tij në Facebook.

Karateisti Alvin Karaqi, dikur reprezentues i Kosovës, ndërsa sot po e përfaqëson fuqishëm Shqipërinë, ka siguruar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike që po mbahen në  Krakow të Polonisë.

“Si ndihen sot ata që Alvinin e detyruan të mos e përfaqësoj Kosovën?”, - pyet publikisht Hamiti.

Alvini ëhstë duke garuar në disiplinën - 84 dhe sot synon që të futet në finale.

Dueli i tij pritet të mbahet rreth orës 16.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat