Astrit Haliti kritikon: Sporti në krizë apo strategjia e gabuar? 

Sporti

Astrit Haliti kritikon: Sporti në krizë apo strategjia e gabuar? 

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2023 Në ora: 11:25
Astrit Haliti

Ish presidenti i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, aktualisht trajner i notit, ka kritikuar ashpër për rezultatet e garuesve të gjitha sportet në Lojërat Evropiane.

Haliti ka kritikuar ashpër edhe Komitetin Olimpik të Kosovës.

 “Sporti në krizë apo strategjia e gabuar?

Lojërat e treta Evropiane të zhvilluara në Krakow të Polonisë, Kosova pjesëmarrëse me 38 sportist e për zyrtar mos të flasim, për herë te parë mbetet pa medalje!

Ndoshta për faktin se ishin në lojërat e treta me radhë! 

E fjala e urtë thotë: "E treta e vërteta".

Bordi i KOK-ut besoj qe duhet të alarmohet për këtë dështim, ‘nëse mundemi më i thënë’ besoj që energjinë ishte dashtë ta drejtojnë në sport dhe rezultate e jo në ndërhyrje në Federata sportive.

A ka përgjigjeje nga ata që punojnë në arena sportive sepse prej atyre të zyreve kemi marrë.

Na edhe mundem me menduar që bëhet mirë, veç votat mi pas se rezultatet vijnë po e rreni veten!
365

Ditë deri të LO PARISI 2024, të tretat janë!

Katundi qe shihet kallauz nuk don!”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat