Drenica - i kënaqur me përgatitjen e lojtarëve

Sporti

Drenica - i kënaqur me përgatitjen e lojtarëve

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 13:05
Pamje nga kampi

Në periudhën nga data 6 deri më 11 korrik, kombëtarja e Kosovës në hapësirën e shfmu Tefik Çanga, në Ferizaj ka organizuar një kamp përgatitor intensiv për Kampionatin Evropian për të rinj.

Për këtë ngjarje të rëndësishme, lojtarët e Kosovës kanë punuar shumë për të rritur kapacitetet e tyre dhe shpresojnë të paraqiten në mënyrë dinjitoze në këtë turne të rëndësishëm.

Ata do të garojnë në kampionatin Evropian për të rinj nga datat 14 deri me 23 korrik.

Drejtori i përfaqësuesës, Petrit Drenica, është shumë i kënaqur me përpjekjen dhe përgatitjen e lojtarëve dhe trajnerëve. Ai shpreh shpresën se ata do të paraqiten në mënyrë të shkëlqyeshme në Kampionatin Evropian për të rinj dhe do të sjellin rezultate pozitive për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat