Hungaria, kampione bote për herë të katërt

Sporti

Hungaria, kampione bote për herë të katërt

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:42
Hungaria

Hungaria është medaliste e artë dhe njëkohësisht Kampione e Botës në vaterpolo për meshkuj, teksa të shtunën në Fukuoka, në finalen e madhe, ka mundur Greqinë, 14-13.

Një ndeshje e luftuar, atje ku perioda e parë ishte për hungarezët 4-2.

Greqia mundohet të reagojë dhe ka fituar periodën e dytë 2-1, ndërsa Hungaria në pushim ka kryesuar 5-4. 3-2 perioda e tretë po për helenët dhe për rrjedhojë është barazuar rezultati në 7-7.

3-3 e fundit dhe 10-10 dhe vetëm gjuajtjet e penalltive kanë përcaktuar medalistin e artë. 4-3 për Hungarinë, që i gëzohet medaljes së artë, ndërsa e fiton për herë të katërt këtë trofe.

Në vendin e tretë për meshkuj Spanja, që ka mundur Serbinë, 9-6. E në këtë mënyrën me Holandën për femra dhe Hungarinë për meshkuj të artë, Botërori i Vaterpolos ul siparin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat