​Salimova: Qëllimi im është të bëhem ”Grandmaster”, ëndërroj titullin botëror

Sporti

​Salimova: Qëllimi im është të bëhem ”Grandmaster”, ëndërroj titullin botëror

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 21:23
Nurgyul Salimova

Ylli i ri i shahut bullgar, Nurgyul Salimova, tha se synimi i saj i radhës është të fitojë titullin “Grandmaster” në shah dhe ëndrra e saj mbetet të bëhet kampione bote në shahun e femrave.

Në Klubin Kombëtar të Shtypit BTA, Salimova, 20 vjeçare, mbajti konferencën e saj të parë për shtyp pasi përfundoi e dyta në Kupën e Botës FIDE për femra në Baku më 21 gusht.

Gjatë rrugës për në finale, ajo eleminoi gjashtë shahiste, duke përfshirë kampionën e botës Anna Muzychuk nga Ukraina.

Në finale Salimova u mposht pas një ndeshje barazimi nga rusja Aleksandra Goryachkina.

"Qëllimi dhe ëndrra ime më e madhe është të bëhem kampione e botës për femra. Ky është një plan afatgjatë. Tani për tani, dua të luaj më mirë dhe të rritem si person dhe shahiste. Mendësia dhe sjellja janë shumë të rëndësishme. Do të doja shumë për të plotësuar normën e tretë për titullin ‘Grandmaster’. Në Baku plotësova normën e dytë, ndërsa të parën e plotësova një vit më parë. Do të thosha se në një periudhë afatshkurtër ëndrra ime është të fitoj titullin “Grandmaster“ në shahun e burrave", tha Salimova, e cila tani mban titujt “International Master” dhe “Woman Grandmaster”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat