Klubi i Futbollit i të Ampotuarëve të Kosovës kërkon ndihmën e institucioneve dhe bizneseve për pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare

Sporti

Klubi i Futbollit i të Ampotuarëve të Kosovës kërkon ndihmën e institucioneve dhe bizneseve për pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 16:19
Klubi i Futbollit i të i Amputuarëve të Kosovës

Klubi i Futbollit i të i Amputuarëve të Kosovës është themeluar në shkurt të këtij viti dhe ka filluar me pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare, mirëpo gjendja financiare e ekpit është shumë e dobët që nënkupton nëse ata nuk arrijnë t’i sigurojnë mjetet financiare, nuk do të marrin pjesë në Nations League.Ky ekip ka kërkuar ndihmën e Federatës për mjete financiare mirëpo kanë marrë përgjijgjie negative.

Në një intervistë për Sport On në Radio Urban FM, të ftuarit Mendim dhe Mirjon Samadraxha biseduan në hollësi për gjendjen e ekipit.

Mirjon Samadraxha, themeluesi dhe kapiteni i skuadrës foli për fillimet e ekipit,interesimin për t’u bashkuar në ekip dhe rregullat në këtë lojë.

“Ideja për ta themeluar ekipin ka filluar kur e kemi parë një kategori e cila nuk po mundet me u inkuadru në sport, kemi filluar me një lojtarë, dy, tre dhe tashmë jemi 17-18 lojtarë aktiv.

Rregullat e lojës janë të njëjta me futbollin normal vetëm se fusha është 60×40.Lojtarët duhet ta kenë një kembë të amputuar kurse portierat duhet ta kenë dorën,ndërsa rregullat tjera janë të njeta.”

Sa i përket interesimit për t’u bashkuar me ekipin, Mirjoni thotë se mediat ndikuan në këtë pjesë:

“Në fillim kemi qenë pesë persona, pastaj inkuadrimi i mediave ka ndikuar dhe kemi pas interesim për të marrë pjesë edhe lojtarë tjerë, kështu ka shkuar procesi” përfundon kapiteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat