Desku i dhjeti, Budima i 11-ti

Sporti

Desku i dhjeti, Budima i 11-ti

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 13:03
Sidrit Desku dhe Arion Budima

Garuesit e notit, Sidrit Desku dhe Arion Budima, kanë garuar sot në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, disiplina e ujërave të hapura 5 kilometra.

Në një konkurrencë tejet të fortë, Desku u rendit në vendin e dhjetë me kohë 1 orë e 4:10.6 sekonda, ndërsa Budima i 11-ti me kohë 1:05:28.0.

Për notarët e Kosovës, që janë në moshë të re, Arioni 15 vjeç dhe Sidriti 18, gara e sotme e zhvilluar në det është një përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Notarët ishin të fundit nga ekipi i Kosovës që u paraqit në LMR Heraklion 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat