Rama për Alvin Karaqin: Çdo vjehërr do ta ëndërronte

Sporti

Rama për Alvin Karaqin: Çdo vjehërr do ta ëndërronte

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 11:26
Edi Rama

Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi nderohet nga qeveria shqiptare me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama teksa nuk i kurseu lavdet për sportistin, njëherësh mjek në Zvicër, nuk i kurseu as batutat.

Karaqi pak vite më parë kishte braktisur Federatën e Kosovës, duke zgjedhur atë të Shqipërisë. Ai tha se Alvini ishte ëndrra e çdo vjehrre, ndërsa shtoi se ai nuk ishte kandidat, pasi vajzën e tij të vetme e kishte të zënë.

“Mirë se erdhët këtu për të nderuar një tjetër kampion. Në rastin e Alvinit, një kampion që një veçanti të madhe, ndërkohë që ai arrin të ngjitet në maja në sportin e tij, është dhe një shërbëtor i shëndetit të njerëzve si mjek në Zvicër ku standardet janë ndër më të larta në botë.

Ai përbën një shembull frymëzues dhe të jashtëzakonshëm për këdo që në rrugën e pasionit të vetë është i gatshëm që të angazhohet.

Alvini është një djalë që çdo prind do të donte ta kishte, dhe çdo vjehërr do ta ëndërronte. S’jam kandidat këtu për t’u bërë vjehrri i Alvinit, pasi një vajzë që kemi, e kemi të zënë. Por edhe në këtë aspekt ai është një djalë shumë i veçantë. Më bën përshtypje se si flet ai për prindërit.”, tha mes tjerash Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat