Egzon Xhoni e Lonisa Reka, laureatët e vitit 2023

Sporti

Egzon Xhoni e Lonisa Reka, laureatët e vitit 2023

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 19:10
Ismet Krasniqi, president i KOK-ut, Egzon Xhoni e Naim Muja, president i FMK-së

Si çdo federatë edhe Federata e Mundjes e Kosovës, ka shpallur më të mirë.

Në ceremoninë solemne mori pjesë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

“Në ambientet e hotel Sirius  ne Prishtine, Federata e Mundjes e Kosovës ka shpallur Laureatët e vitit 2023.

Epiteti i mundësit më të mirë për vitin 2023 i takoi mundësit të KM “Dardania" Egzon Xhoni, ndërsa mundësja më e mirë e vitit u shpall Lonisa Reka e KM “Kaçaniku".

Trajneri i vitit u shpall Sylejman Shala. Klubi më i mirë i vitit 2023 u shpall KM “Prizreni”.

Punëtori sportiv i vitit u shpall Ziber Xhoni.

Gjyqtari i vitit u shpall Rufat Laçi

Me plaketa për kontribut në sportin e mundjes u nderuan:  MKRS, KOK, JYSK-KFC dhe Betim Vrenezi anëtar bordi në UWW-Europë.

Në mesin e dhjetë mundësve më të mirë për vitin 2023 ishin: Edon Shala, Adriatik Berisha, Bleonit Bytyqi, Jon Ramadani,

Erand Flugaj, Harun Shipkovica, Blend Fanaj, Amin Hoti dhe Sovran Shabanaj.

Tek femrat në mesin e pesë mundëseve më të mira të vitit ishin: Elsa Nikoci, Kanita Spahija, Dorentina Nezaj dhe Diellza Syla.

Shpresa të vitit nga FMK u shpallen: Enes Latifi, Adis Berisha, Albi Susuri, Abdurrahman Shipkovica, Valid Smajli, Flutra Zeneli,

Mediana Luta, Vlera Sadiku, Enida Haxhiu dhe Elsa Restelica”, - njofton FMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat