Fortesa ka dy fjalë për Afrim Latifin dhe Fehmi Mahallën

Sporti

Fortesa ka dy fjalë për Afrim Latifin dhe Fehmi Mahallën

Nga: K. G. Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 19:13
Fortesa Orana

Karateistja Fortesa Orana gjithmonë do t’i mbetet në kujtesë viti 2023 për nga sukseset veçmas që me kombëtaren e Kosovës fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Ky ishte viti më i mirë në karrierën e saj dhe aktualisht është pjesë e KK “Fortesa” nga Gjilani.

Fortesa ka dy fjalët edhe për trajnerët Afrim Latifi e Fehmi Mahalla, që dytë ishin kampion të Evropës.   

 “Falënderoj thellësisht për mbështetjen e vazhdueshme dhe për përkrahjen që më kanë dhënë në çdo hap të kësaj rruge të vështirë, familja ime, trajnerët Afrim Latifi dhe Fehmi Mahalla, Power Zone dhe AD Bedachungen GmbH.

Po ashtu, dua ta falënderoj edhe kompaninë @crbn.dev (CRBN Development) për punën e shkëlqyeshme të cilët janë duke e bërë, në zhvillimin platformës ku mund të ndaj me ju disa produkte të reja dhe projekte interesante gjate vitit 2024. 

Jemi gati për sfidat e reja dhe për të shkruar bashkë histori të tjera të sukseseve!”, ka shkruar Fortesa në profilin e saj në facebook.

Triumfet e Fortesës 

Bazel Open +68 Kumite, vendi i parë
Master Open, vendi i parë
Bundensliga Kumite  team, bendi i parë
Ballkan Championships, vendi i parë
World Championships Kumite team, bendi i tretë
Sportiste e Vitit në Gjilan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat