Fitorja e tetë radhazi e Nderim Saraçit

Sporti

Fitorja e tetë radhazi e Nderim Saraçit

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 30 dhjetor 2023 Në ora: 13:45

Janë zhvillua takimet e xhiros së 8-të (e parafundit) e Kampionatit vetjak të Kosovës në shah 2023 që po mbahet në Hotelin AFA në Prishtinë.

Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi ka shënuar edhe fitoren e tetë radhazi. Kësaj radhe "viktimë" ishte Rrahman Aliti i cili deri tashti tregoj lojëra të mira dhe gjendet në pjesën e sipërme të renditjes.

Nga takimet e tjera veçojmë fitoren tejet efektive të Muhamet Asllanit në përballje me Besnik Aliun.

Ramë Rama ka shënuar fitore kundër Fatmir Qorrit, kurse Korab Saraçi dhe Arsim Kelmendi remizuan.

Mjeshtri Ndërkombëtar, Bedri Sadiku ka mundur FM Gani Hamitin.

Lojë interesante u zhvillua ndërmjet Ahmet Jusufit dhe Avni Krasniqit që përfundoj me fitoren e Krasniqit.

Dy shahistët e tjerë, Ismet Topalli dhe Hamëz Bimbashi, takimet me Hysen Boshnjakaj dhe Hysen Zenunit i humbën nga pakujdesia.

Renditja pas xhiros së 8-të:

1. Nderim Saraçi       8 pikë

2. Muhamet Asllani  6,5

3. Ramë Rama           5,5

4. Rrahman Aliti         5

5. Korab Saraçi           5

6. Bedri Sadiku           5

7. Arsim Kelmendi     5

8. Hysen Boshnjakaj  5 etj.

Takimet e xhiros së 9-të (të fundit) zhvillohen të shtunën , më 29 dhjetor nga ora 11.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat