Shemsi Shaqiri shpall kandidaturën për kryetar të FKK-së

Sporti

Shemsi Shaqiri shpall kandidaturën për kryetar të FKK-së

Më: 18 janar 2024 Në ora: 22:43
Shemsi Shaqiri

Shemsi Shaqiri zyrtarisht ka shpallur kandidaturën për kryetar të Federatës së Karatesë së Kosovës.

Kuvendi zgjedhor do të mbahet me 27 janar. 

“Pas situatës së krijuar në komunitetin e karatesë Kosovare e sidomos duke vërejtur ngërçin institucional dhe mundësinë që të ndërpritet dëmtimi i sportistëve, trajnerëve, klubeve si dhe vet Federatës së karatesë së Kosovës ju njoftoj se kontributin tim personal dhe familjar ndër vite për masovizim dhe ngritje të karatesë, tani do ta fokusoj në angazhimin tim direkt në menaxhimin e FKK-së respektivisht shpall kandidaturën time për KRYETAR TË FKK-së me shpresë në unifikimin dhe krijimin e hapësirës së barabartë për të gjithë.

Ashtu siç pranova kërkesën nga shumica e klubeve të karatesë nga e tërë Kosova që unë të kandidohem për kryetar po ashtu shpresoj në bashkimin e të gjithëve në një ekip të përbashkët e të votoni për mua si kandidat unifikues që të bëjmë më të mirën për sportin tonë karatenë.

Na priftë e mbara.

Së bashku drejt sukseseve”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat