Besart Baruti - kandidat për kryetar të FKK-së 

Sporti

Besart Baruti - kandidat për kryetar të FKK-së 

Nga: K.G.. Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:22
Besart Baruti

Pas Shemsi Shaqirit edhe Besart Baruti është kandidat për kryetar të Federatës së Karatesë së Kosovës.

Trajneri i karatesë, Bajrami Bajrami, ka shkruar pse duhet të votohet Baruti për kryetar.

“Së shpejti do të kemi kuvendin e radhës të FKK-së, ku Ish-karateisti dhe biznesmeni i njohur nga qyteti i Mitrovicës z. Besart Baruti është kandidat për president të Federatës dhe shpresë për Sportistet klubet dhe sportin e Karatesë.

Në muajt e fundit FKK kishte mjaft probleme dhe i nderuar në fjalë ishte gjithnjë aty duke kontribuar për pjesëmarrje në eventet më të rëndësishme në këtë sport, atëherë kur MKRS i kthehu shpinën dhe kur disa “tentuan” që të pamundësonin pjesëmarrjen e garuesve elitar në Kampionate ishte gjithnjë aty ku me shpenzime te veta bëri që ëndrra e shumë garuesve, përgatitja e tyre, mundi sakrifica, të konkretizohet me pjesëmarrje, ku dhe arritëm vendin e tretë në botë në kategorinë e Femrave e shumë medalje ballkanike e ndërkombëtare!

Ju ftoj të gjithëve që ta mbështetni e të mos na u përsëritët kjo gjendje të cilën e sollën , disa nga ata të cilët nuk janë profesional në këtë lami e të cilët i kanë “Mashtruar” Trajnerët kualitativ e punëtor!”, ka shkruar Bajrami në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat