Federatat e mëdha u takuan në Prishtinë! Çfarë diskutuan Ademi, Fetahu, Saraçini e Gjinovci?

Sporti

Federatat e mëdha u takuan në Prishtinë! Çfarë diskutuan Ademi, Fetahu, Saraçini e Gjinovci?

Nga: K.G. Më: 24 janar 2024 Në ora: 18:18
Gjinovci, Ademi, Fetahu e Saraçini

Federatat e mëdha sportive janë takuar në Prishtinë.

Cila ishte arsyeja e takimit të krerëve të federatave?

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës; Arben Fetahu, president i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, president i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Bahri Gjinovci, president i Federatës së Volejbollit të Kosovës, diskutuan për sportin gjithëpërfshirës në shtetin tonë.  

“Drekë pune e katër federatave më masive dhe më të suksesshme në vendin tonë në sportet kolektive.

Bashkë me presidentin e Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, presidentin e Federatës së Hendbollit, Eugen Saraqini dhe presidentin e Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci diskutuam me tone pozitive dhe shkëmbyem ide e mendime për projektet dhe proceset sportive të federatave që i udhëheqim.

Përveç tjerave pjesë e posaçme e diskutimit ishin edhe grupet e tifozëve të klubeve, e me theks të veçantë organizata e tifozëve të Kombëtares, Dardanët.

E vlerësuam të nevojshme që të kontaktohen këto grupe të tifozëve dhe të shpalosen projekte për organizimin e tyre sa më të mirë. Në të gjitha temat që diskutuam arritëm pajtueshmëri të plotë.

Me këtë rast u vendos që katër federatat më masive të jenë bashkë në proceset sportive, gjithmonë në të mirë të sportit. Takimi i radhës u vendos të mbahet në muajin shkurt”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat