Shemsi Shaqiri tregon pse u tërhoqën 22 delegatë nga kuvend i Federatës së Karatesë së Kosovës 

Sporti

Shemsi Shaqiri tregon pse u tërhoqën 22 delegatë nga kuvend i Federatës së Karatesë së Kosovës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 janar 2024 Në ora: 14:55
Shemsi Shaqiri

Shemsi Shaqiri edhe pse e kishte shprehur kandidaturën për kryetar të Federatës së Karatesë së Kosovës, nuk i hyri i garës për një arsye. 

Pasi u nënshkrua në listën e kuvendit, Shaqiri me 22 delegatë e lëshoi kuvendin që sot u mbajt në hotel “Sirius” në Prishtinë.

Ndërkohë, 26 delegatët që mbeten në kuvend, e zgjodhën kryetar Besart Barutin. 

Image

Lista e klubeve të eliminuara

Cila ishte arsyeja që 22 delegatë u tërhoqën nga kuvendi?

“Ne kemi kërkuar që të shtyhet kuvendi, për arsye se një person ka disa klube dhe është vendimmarrës. 

Image

Lista e klubeve të eliminuara

Kjo ndalohet me statut të Federatës së Karatesë së Kosovës. Kjo është më së e qartësuar”, thotë Shemsi Shaqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shaqiri më tej ka treguar se si shtatë klube morën pjesë në kuvend dhe që kanë konflikt interesi, sipas tij është e ndaluar me statut të federatës.  

“Komisioni vlerësues për MKRS, bazuar nr. 06/L për qasjen e dokumenteve publike, në bazë të kërkesës në adresën elektronike të datës 12.01 2024, i përgjigjet z. Avni Gashit për qasje në dokumente në lidhje me FKK. 
Në bazë të dokumenteve që ka dorëzuar për vlerësim dhe licencim, FKK për klubet e saja, i gjeni në renditje emërtimin e dokumentit, dhe ato i keni të bashkangjitura të skanuara në faqen zyrtare. 

Në listë janë 19 klube, mirëpo u formua një komision prej federatës të cilat i ka eliminuar nga kuvendi, të cilat nuk kanë pa të drejt vote, mirëpo për këto shtatë klube nuk kanë pas informata që një person në një klub është kryetar, në një klub kryetrajner, në një klub anëtar bordi, në një klub  themelues, gjë që në statut të federatës Neni 6 pika e 10-të, statuti e sanksionon atë sepse ka konflikti interes e nuk ka të drejtë vote. 

Në përmbledhjen e 49 klubeve për me mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm, janë evidentuar edhe shtatë klube që kanë qenë prezent në kuvend, që ka konflikt interesi. 

Para kuvendit, disa kuvendarë e kanë hapur këtë shqetësim rreth shtatë klubeve, që të shtyjnë kuvendin pr një kohë afatshkurtër, të evidentohen këto klube dhe të marrin legjitimitetin dhe të zgjidhen pastaj organet”, ka përfunduar Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat