Ky shtet i rajonit, 740 mijë euro për Federatën e Basketbollit dhe Federatën e Hendbollit, 760 mijë për Komitetin Olimpik

Sporti

Ky shtet i rajonit, 740 mijë euro për Federatën e Basketbollit dhe Federatën e Hendbollit, 760 mijë për Komitetin Olimpik

Nga: K.G.. Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 13:49
Pamje në ministri

Kryetari i Komitetit Olimpik të Malit të Zi, Dushan Simonoviq, ka falënderuar Ministrinë e Sportit dhe Rinisë në Mal të Zi, për buxhetin rekord për sportin në vitin 2024.

Ministria e Sportit dhe Rinisë në Mal të Zi ka ndarë 740 mijë euro për Federatën e Basketbollit dhe Federatën e Hendbollit, dhe 600 mijë euro për Federatën e Notit dhe Vaterpolit. 

Federata e Volejbollit ka marrë nga buxheti 460 mijë euro, për atletikë 295 mijë euro, për boks 210 mijë euro. Komiteti Olimpik i Malit të Zi fitoi 760 mijë euro, ndërsa Komiteti Paralimpik u shpërblye me 300,000 euro. 

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka ndarë 6,55 milionë euro për bashkëfinancimin e programeve të organizatave sportive për këtë vit, ndërsa mjetet janë ndarë për 44 federata kombëtare sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat