Kuvendi i FKK-së shpallet i paligjshëm! Nazmi Gashi: Nëse diku ka konflikt interesi pikërisht në MKRS ka plot

Sporti

Kuvendi i FKK-së shpallet i paligjshëm! Nazmi Gashi: Nëse diku ka konflikt interesi pikërisht në MKRS ka plot

Nga: K. Goca Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 11:58
Nazmi Gashi

Karateja po kalon vitet më të vështira të ekzistimit si sport në Republikën e Kosovës.

Federatës së Karatesë së Kosovës, prej muajsh i është pezulluar licenca, ka mbetur jashtë kategorizimit po ashtu nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, kjo është dëshmi se ky sport për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë mes vete komuniteti i karatesë, janë në një situatë tepër të rëndë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk e ka pranuar të ligjshëm Kuvendin e “përbashkët” të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të Federatës së Karatesë të Kosovës (FKK), që u mbajt me 27 janar. 

Nazmi Gashi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, ka shprehur shqetësimin e tij për dëmtimin që po i bëhet në vazhdimësi këtij sporti.

Z. Gashi, kah po shkon karateja, sërish kuvendi i paligjshëm nga ana e MKRS-së, cilat do të jenë veprimet shtesë?

“FKK mendojmë se kjo MKRS po përdor standardet të dyfishta dhe nëse ky është standardi që po përdor MKRS duhet të kthehen si të paligjshme të gjitha kuvendet e mbajtura deri me tani nga të gjitha Federatat Sportive.

Po shihet qartë tendenca e disa personave brenda MKRS-së për dëmtim kapital të FKK-së.

Ne nuk do te ndalemi deri në legjitimimin e FKK-së”, thotë Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
Gashi thotë se ka konflikt interesi edhe nga disa persona që punojnë brenda MKRS-së.  

“Por duhet pastruar edhe të MKRS nga interesat dhe konflikti i interesit.

Sepse nëse diku ka konflikt interesi pikërisht në MKRS ka plot që operojnë me Konflikt interesi e që të gjithë e dijnë mirë.

Ministri dhe organet që e udhëheqin këtë ministri kanë ra në lajthitje të një grupi që po e shkatërron sportin përmes MKRS-së”, tha Gashi. 

MKRS ka sqaruar pse është i paligjshëm kuvendi.

“Idriz Baruti, kryetar i klubit të karatesë ‘Mitrovica’, në Kuvend e ka përfaqësuar dhe ka votuar në emër të klubit të karatesë ‘Trepça’, ku i njëjti me asnjë dokument zyrtar të sjellë nga FKK-ja në KVLFS, nuk dëshmohet se është anëtar i këtij klubi. Isak Curri, përfaqësues i autorizuar i klubit të karatesë ‘As Prishtina’, i cili ka përfaqësuar dhe ka votuar në kuvend në emër të klubit të karatesë ‘Besa Obiliq’, i cili në këtë klub është anëtar i Bordit në detyrat udhëheqëse. Muhamet Kolgeci, anëtar i bordit në klubin e karatesë ‘Eagle’ dhe në klubin e karatesë ‘K-Dant Drini Prizren’, i cili ka përfaqësuar dhe ka votuar në kuvend në emër të klubit të karatesë ‘K-Dant Drini Prizren’. Shumëzim Krasniqi, anëtar në detyrat udhëheqëse të klubit të karatesë ‘Dardanët’, i licencuar në muajin mars 2023, po ashtu kryetar te klubi i karatesë ‘Dardania’ i licencuar në muajin tetor 2023”, shkruan në njoftimin e MKRS-së.

Gashi ka mohuar këto.

“Asnjë nga ato që potencohen më lart nuk janë shkelje sepse nuk sanksionohen as me ligjet në fuqi, as me Rregullore e MKRS as me Statuti  e FKK-se.

KVLFS duhet ti raportoj ministrit pse paska lëshuar shkelje në proces të licencimit të klubeve se ai proces nuk i takon Federatës së Karatesë.

Ky komision po punon me standarde të dyfishta se ne do të kerkojmë me shkrim nga ana juaj te tregoni për kuvendet tjera ku këto as që konsiderohen shkelje krahasim me ato që keni kaluar ju.

Nëse ky qenka standardi anuloni te gjitha licencat se te gjitha kuvendet deri tash tek te gjitha federatat janë të tilla.
FKK dhe Federata Sportive nuk licencon klube edhe aty komisioni ka licencuar Klube dhe Federata Sportive me standarde të dyfishta.

Kosova dhe Sporti meritojnë më mirë”, ka përfunduar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat