Briken Calja mbetet jashtë podiumit në Europianin e shtangës

Sporti

Briken Calja mbetet jashtë podiumit në Europianin e shtangës

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 21:26
Briken Calja

Në Sofie të Bullgarisë po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur, turne ku përfaqësohet me 7 shtangistë edhe Shqipëria.

I pari që është ngjitur sot në mbrëmje në pedanë nga kuqezinjtë është shtangisti Briken Calja, që garoi në peshën 73kg, ku u klasifikua në vendin e pestë, pa mundur dot të kapë podiumin.

Në stilin e shkëputjes, Calja realizon vetëm një provë. Ai dështon të ngrejë 148 kg në provën e parë, peshë të cilën e realizon në përpjekjen e dytë.

Më pas, Calja synon 153 kg, por sërish dështon të ngrejë lart shtangën. Ai e mbyll këtë stil në vendin e shtatë.

Edhe në stilin e shtytjes, Calja realizoi vetëm një provë, atë të parën, ku ngriti me sukses 180kg.

Më pas, në dy provat e tjera, shtangisti kuqezi nuk arrin të ngrejë, fillimisht 185kg e më pas 186kg.

Për pasojë, shtangisti nga Shtërmeni u klasifikua në vendin e pestë në këtë stil. Po në vendin e pestë Calja u rendit edhe në dygarësh, me 328 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat