Agim Aliu: Krenarë me Almën, me sukseset e saj kulminante sportive 

Sporti

Agim Aliu: Krenarë me Almën, me sukseset e saj kulminante sportive 

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:46
Alma Loki

Karateistja e kombëtares së Kosovës, Alma Loki, anëtare e klubit Kastriotit të Ferizajt, ka shënues sukses të madh duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik në kata.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka uruar Almën për suksesin e madh,     

“Karateistja ferizajase Alma Loki - Kampione e Ballkanit.

Në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Podgoricë, duke mposhtur bindshëm garuesen nga Serbia në finale, karateistja ferizajase, Alma Loki triumfoi meritëplote, ku fitoi Medaljen e Artë në disiplinën e katave/seniore, duke u shpallur Kampione Ballkanike dhe duke i sjellë Kosovë për herë të parë medaljen ndërkombëtare të karatesë në disiplinën kata.

Krenarë me Almën, me sukseset e saj kulminante sportive.

Urime Alma!

Urime Klubit të Karatesë "Kastrioti" në Ferizaj!

Urime Ferizaj!

Urime Kosovë!”, ka uruar Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat