Nuhi Gashi: Me kohë ne kemi kërkuar nga KAS të veproj dhe ndaloj ndërhyrjen e KOK-ut 

Sporti

Nuhi Gashi: Me kohë ne kemi kërkuar nga KAS të veproj dhe ndaloj ndërhyrjen e KOK-ut 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 shkurt 2024 Në ora: 13:55
Nuhi Gashi

Nuk e gjen qetësinë ende komuniteti i taekwondos.

Përderisa javën që e lamë  pas është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i Federatës së Taekwondos së Kosovës, nga ana tjetër Nuhi Gashi, ish kryetar i këtij asociacioni fajëson Komitetin Olimpik të Kosovës për situatën që gjendet federata.

“Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor i FTWK-së

Me datën 20.02.2024 në shtëpinë e sportit u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor i Federatës të Taekwondo-së të Kosovës.

Në këtë kuvend u zgjodhën strukturat e reja të FTWK-së: Arsim Agushi  kryetar e Arsim Bytyqi nënkryetar”, - thuhet mes të tjera para një jave nga Federata e Taekwondos.

Nuhi Gashi ka përmendur edhe kryetarin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS), Eroll Salihu, dhe tregon për kë e ka bërë padinë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Bota sot”: Cili ka qenë vendimi GJAS në fund?

Nuhi Gashi: Vendimi i GJAS – KAS ka qenë që obligohet Nuhi Gashi të thërret kuvend zgjedhor dhe të ftoj edhe kryetarin aktual Araim Agushi që të jetë aktiv, domethënë të ndihmoj procesin e Kuvendit, të bashkëpunoj e jo të pengoj.

Të marrin pjesë 8 plus 4 klube (8 klubet me të drejta të plota dhe 4 me të drejta të kufizuara) siç kanë qenë në 2022, para se të bëhej ndërhyrja e ministrisë.

Por tani të gjitha të jenë me të drejtë të plotë në kuvend, ashtu siç kemi kërkuar edhe përmes padisë sonë në KAS.
Pra, me vendim çdo gjë që ka dalur nga kuvendi jo legjitim i këtij grupi 22.10.2022 është anuluar.

“Bota sot”: Si ndodhi të ndryshojë?

Nuhi Gashi: Ndryshimi filloj nga ndërhyrja direkt e KOK ku përmes një shkrese të drejtuar nga Blerina Imeri edhe pse KOK nuk ishte fare palë në këtë proces KOK kërkon interpretim nga KAS dhe përmes kësaj shkrese KOK shprehë haptazi pakënaqësinë me vendim të GJAS-it, shprehë haptazi kundërshtimin e këtij vendimi.
Edhe një herë, KOK nuk ishte palë dhe fare nuk kishte të drejtë të ndërhynte në këtë rast.

Të mos harrojmë, pala humbëse për 30 ditë sa kishte afatin kohorë për ankesë dhe atë vetëm në KAS të Llozanës, ajo nuk bëri asnjë ankesë dhe as kërkesë për interpretim të vendimit, ama KOK është përkujdesur për këtë. Kjo nuk duhet të tolerohet.

Pastaj, Eroll Salihu, në emër të KAS i kthen KOK-ut letrën edhe pse jo interpretim por në një farë mënyre Eroll Salihu mundohet të bëj diçka dhe ai i kthen KOK-ut një përgjigje e cila menjëherë pa humbur kohë Besim Aliti, sekretari gjeneral i KOK -ut i shkruan email Arsim Agushit duke e motivuar dhe bërë thirrje që ky i fundit të thërret kuvend vetëm me klubet e licencuara në MKRS dhe federatë.

Dhe pas kësaj Arsim Agushi thërret kuvend të cilin e mbanë të martën që lamë pas me datë: 20.02.2024.
Pra, kështu ndryshuan vendimin i cili thekson qartazi kush duhet të thërras kuvend dhe me cilat klube.
Këta e tjetërsuar komplet vendimin e gjykatës.

“Bota sot”; A keni kontaktuar me kryetarin e GJAS, Eroll Salihu?

Nuhi Gashi: Po, kemi kontaktuar përmes shkresave zyrtare me Erollin dhe sekretarinë e KAS –it.

“Bota sot”: Cila është përgjigja e Salihut?

Nuhi Gashi: Me kohë ne kemi kërkuar nga KAS të veproj dhe ndaloj ndërhyrjen e KOK-ut dhe nga Eroll Salihu me datë: 08.02.2024 kam marrë këtë emaill:
I nderuar Nuhi: Për nesër e kam caktuar mbledhjen e jashtëzakonshme të KAS në të cilën do të cekim vendimin e GJAS dhe do të denoncojmë deklaratat e pamatura të zyrtarëve të ndryshëm.

Pra, ishte fjala për zyrtarët e KOK-ut ngase vetëm ata janë pështjellur në këtë vendim.

Me datë: 18.02.2024 kemi pranuar edhe një komunikatë për media nga KAS e cila i obligon të gjitha palët ta respektojnë dhe pranojnë vendimin e GJAS - KAS-it dhe se askush përveç palëve në kontest nuk ka të drejtë për për interpretim të vendimit (siç kishte kërkuar KOK).

“Bota sot”: Keni bërë padi në Gjykatën themelore, pse?

Nuhi Gashi: Po, kemi bërë Kallëzim Penal për arsye të shkeljeve të tepruara të të drejtave elementare të klubeve, trajnerëve, sportistëve, për ndërhyrje direkt në vendimin e GJAS, për shtytje të palës humbëse që vendimi të tjetërsohet nga Arsim Agushi etj, etj.

“Bota sot”:  Pse mendoni se e drejta është në anën tuaj?

Nuhi Gashi: Mendojmë se e drejta është në anën tonë ngase kemi një vendim të gjykatës e cila plotësisht e hedhë poshtë vendimin e ministrit Çeku i cili në 2022 duke keqpërdorur pozitën e vetë zyrtare ai emëron kryetarin, sekretarin gjeneral dhe nënkryetarin e federatës.

Pastaj, gjykata bënë të pavlefshme Marrëveshjen e ish kryetarit Bekim Govori me Gazmend Preniqi ku Bekim Govori ia kishte dorëzuar mandatin e vet Gazmend Preniqit pa kuvend pa asgjë.

Kjo gjykatë e kishte shpallur të jashtë ligjshme edhe kuvendin e datës: 22.10.2022.

Pastaj, kjo gjykatë e shpalli të pavlefshme rekomandimin e Divizionit rë Federatave dhe KOK-ut, e cila kishte fshehur faktet e mbajtjes së Kuvendeve zgjedhore 2 përgjatë 4 viteve.

Pra, këto dhe shumë argumente tjera janë dëshmi për të drejtën tonë.

“Bota sot”: Pse keni hatërmbetje me KOK-un?

Nuhi Gashi: Hatërmbetje në KOK kemi sepse KOK duhet të ndihmoj procesin e respektimit dhe implementimit të vendimit të GJAS – KAS e jo të pengoj atë, duke ndërhyrë pa qenë fare palë në padinë tonë në KAS.

Duke e shtrembëruar vendimin dhe bërë thirrje Arsim Agushit që ai të thërret kuvend.

Pastaj, ne i kemi shkruar BE së KOK-ut disa letra zyrtare ku kemi kërkuar të reflektojnë rreth asaj se çka është duke ndodhur por asnjë anëtarë i BE të KOK-ut nuk na është përgjigjur asnjëherë, kemi qenë në vazhdimësi të injoruar nga të gjithë anëtarët e BE të KOK-ut.

KOK me veprimet e veta karshi vendimit të GJAS e ka mohuar këtë vendim ani pse Besim Aliti shkruan në një shkresë se e pranon vendimin por vetëm në variantin e tyre siç ata donin të ishte vendimi.
KOK, në këtë rast Besim Aliti dhe Blerina Imeri kanë shkelur çdo rregull, kanë penguar që klubet të mblidhen dhe organizohen për kuvend demokratik.

KOK ka bërë ndarjen e klubeve që ato të mos afrohen dhe punojnë së bashku.
Pas vendimit të GJAS-it KOK është fajtori kryesor që sot federata jonë është në këtë gjendje.

Ka dhe shumë e shumë arsye tjera pse duhet të hetohen veprimet e KOK-ut dhe shpresojmë se shumë shpejt edhe organet e rendit do të veprojnë sipas argumenteve të dorëzuara për ndërhyrjet e KOK në Federatën tonë.
Nëse e lexoni me kujdes shkresën time drejtuar Arsim Agushit pas marrjes së vendimit, nga përgjigjja e Arsim Agushit dhe rrjedha e më pastajshme mund ta vëreni se KOK ka insistuar që klubet të mbeten të ndara, që Arsim Agushi të mos bashkëpunoj se Besim Aliti do të merret me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat