Flamuri i Kosovës më lart se i Serbisë! I mposhti trajneri që ia hodhën në ajër shtëpinë me 7 çati në vitin 1999

Sporti

Flamuri i Kosovës më lart se i Serbisë! I mposhti trajneri që ia hodhën në ajër shtëpinë me 7 çati në vitin 1999

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 shkurt 2024 Në ora: 19:36
Alma Loki - e dyta në të majtë

Karateistja Alma Loki dhe familja Mahalla! 

Triumfi në Podgoricë ka vlerë të dyfishtë!

Të shtunën që e lamë Alma Loki është kampione e Ballkanit në kata për seniore, në garën që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.

Image

 Regjimi serb e hodhi në ajër shtëpinë me 7 çati të Mahallëve në vitin 1999

Reprezentuesja e Kosovës, Alma, e mposhti në finale serben Neda Millosheviqin.

Garuese e kujt është Alma?

Image

Gani e Halil Mahalla

Është garuese e klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj, me kryetar Halil Mahalla dhe kryetrajner Gani Mahalla.

Cila është e vërteta e Mahallëve dhe mrekullia që janë gjallë sot?

Më 31 mars të vitit 1999, milicia dhe paramilitarët serbë (dora e zezë), minuan dhe e hodhën në ajër shtëpinë me shtatë çati të familjes Mahalla!

Si shpëtuan Mahallët?

Fat i tyre që e kishin një korridor nën dhe të shtëpisë së tyre dhe serbët nuk e kishin idenë e këtij korridori, iu shmangën tragjedisë, duke u larguar në drejtim të Dubravës dhe Zaskokut, për t’u vendosur në lagjen Mahalla (sot Burimi) që gjendet në mes trekëndshin Greme, Zaskok e Pleshinë.

Mahallët ishin halë në sy për regjimin serb, për shkak të aktiviteteve kombëtare, sportive dhe shtëpinë e kishin shndërruar në shkollë në kohën e okupimit po ashtu edhe ndërtuan një sallë sportive të improvizuar ku u zhvilluan aktivitetet e Kampionatit të Kosovës në sportet luftarake.   

Fitorja ka peshë që nuk matet me asgjë sepse serbët e dijnë se humbja në finale iu erdhi nga një garuese e kryetrajnerit Gani Mahalla, që falë Zotit dhe zgjuarsisë është gjallë sot, sepse ditën kur u minua shtëpia e tij, ai ka qenë brenda saj me vëllezër.

Ishte raportuar në atëkohë, se aksionin kriminal e ka udhëhequr milici famëkeq Boban Kërstiq me urdhër të komandantit Mitiq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat