Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, e ka uruar boksieren Donejta Sadikun, për suksesin e madh, për normën olimpike.
Donjeta ka siguruar sot normën olimpike, një sukses i madh për sportin tonë.
“Sot e fituam edhe normën e pestë për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke iu falënderuar paraqitjes brilante të Donjeta Sadikut.
Për herë të dytë, Donjetën do ta shohim në Lojërat Olimpike, derisa ajo e vazhdon ëndrrën e saj dhe tonë për medaljen e parë olimpike në boksin e vajzave.
Urime Donjeta,
Urime Mariola,
Urime Federatës së Boksit të Kosovës, presidentit Enver Krasniqi dhe sekretarit të përgjithshëm Latif Demolli.
Sonte në mbrëmje e presim edhe duelin e Shpëtim Bajokut, për një tjetër normë olimpike”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.