KK Sharri shkëlqen, 17 medalje në Kampionatin e Kosovës

Sporti

KK Sharri shkëlqen, 17 medalje në Kampionatin e Kosovës

Nga: K.G. Më: 19 mars 2024 Në ora: 16:35
Garuesi i Sharrit në krye të podiumit

Klubi i karatesë Sharri i Ferizajt, që udhëhiqet nga vëllezërit Qëndrim e Shemsi Shaqiri, ka shënuar sukses të madh në fundjavën që e lamë pas në Kampionatin e Kosovës për kadet, junior e senior.

Ky klub ka fituar 17 medalje, 12 të arta, 3 të argjendta e dy të bronzta.

Një sukses i madh për një klub ndër më të organizuarit në vendin tonë. 

Image

Behije Mustafa e Qëndrim Shaqiri

“17 Medalje - 12 kampion, 3 nënkampion e 2 të tretë.

Lijana Iseni - kampione e dyfishtë, Kata- Kumite. 

Image

Fatijon Bajrami kampione e dyfishtë, senior - U21.

Behije Mustafa kampione e dyfishtë - seniore - U21.

Artiol Shaqiri - kampion Kumite.

Adriana Fejzullahu - kampione e dyfishtë – kata - Kumite.

Rona Emerllahu - medaliste dyfishtë (e artë e bronztë)- seniore - U21

Kemajl Kashtanjeva - medalist i dyfishtë (i artë i argjendtë) - kata-Kumite.

Albiona Baliu - nënkampione dyfishtë- Kata- Kumite (dy bronzta).

Adriatik Fejzullahu - medalist i dyfishtë (i artë e i bronztë) senior- U21”, njofton KK Sharri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat