Shala thyen rekordin botëror

Sporti

Shala thyen rekordin botëror

Më: 30 prill 2024 Në ora: 16:22
Fanol Shala

Paragllajdisti ynë, Fanol Shala, ka arritur rezultat mbreslënës në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania të Turqisë.

"Shala u rendit i dyti nga 82 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror.

Fanoli pati gjashtë ulje radhazi me rezultat 1 cm (total 6 cm), duke thyer rekordin botëror, të konfirmuar pas garës edhe nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës.

Vendin e parë e zuri kampioni botëror, kinezi Yang Chen.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë të kombëtares tonë: Veton Sylaj, Migjen Shala, Gezim Statovci dhe Avni Kuçi", njofton KOK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat