Amra Lleshi dhe Eset Kryeziu shënuan fitoret e para ndërkombëtare

Sporti

Amra Lleshi dhe Eset Kryeziu shënuan fitoret e para ndërkombëtare

Më: 12 maj 2024 Në ora: 12:15
Kosova

Amra Lleshi dhe Eset Kryeziu kanë shënuar fitoret e para ndërkombëtare për Kosovën në sportin e badmintonit.

Badmintonistët morën pjesë në garën ndërkombëtare "Bulgaria Youth International", të mbajtur për U-11, U-13 dhe U-15, në Svilengrad të Bullgarisë, ku Lleshi dhe Kryeziu kaluan nga një raund.

Badmintoni është sport i ri në Kosovë dhe puna kryesisht po fokusohet tek grupmoshat e reja.

Këto rezultate janë të mirëseardhura për këtë sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat