Automobilistët “zbresin” nga mali në qytet

Sporti

Automobilistët “zbresin” nga mali në qytet

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 12:40
gara

Gara zhvillohet në shtegun te Tranziti i ri, ndërsa fillon në orën 12:00. Është e sigurt se edhe numri i shikuesvve do të jetë i madh, pasi bëhet fjalë për një garë mjaft atraktive

Në kohën kur të gjitha kampionatet e sporteve tjera në vendin tonë kanë përfunduar, frymën sportive është duke e mbajtur gjallë automobilizmi. Pas garës në Kullë (malore), në radhë është gara e dytë e disiplinës rrethore, e cila të dielën zhvillohet në Prizren.

Megjithëse temperaturat janë të larta, ndërsa shumë garues janë duke agjëruar, numri i pjesëmarrësve pritet të jetë i madh, së paku duke u bazuar në ata që janë paraqitur deri të shtunën në mesditë.

Gara zhvillohet në shtegun te Tranziti i ri, ndërsa fillon në orën 12:00. Është e sigurt se edhe numri i shikuesve do të jetë i madh, pasi bëhet fjalë për një garë mjaft atraktive, derisa edhe shtegu u mundëson të pranishmëve të shohin një pjesë të madhe të tij.

Ndryshe nga garat malore, kjo disiplinë kërkon më tepër teknikë, prandaj garuesit duhet të jenë tepër të kujdesshëm. Gara e parë e kësaj discipline u zhvillua në Gjakovë dhe ishte përshkruar me rivalitet, por edhe me përjellje nga numër shumë i madh i shikuesve, derisa e njëjta pritet të ndodhë edhe në Prizren. Automobilistët tanë vazhdimisht janë duke bërë investime në veturat e tyre në mënyrë që të arrijnë rezultate sa më të mira, pasi kohë pas kohe ata po  paraqiten edhe në gara  ndërkombëtare, në të cilat tani janë të barabartë me garuesit e të gjitha vendeve tjera.

Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka marrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa në këtë drejtim do të ndihmojnë edhe AK Prizreni D&G, Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrëfikësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat