KON: Diskutim për skandalin e dopingut

Sporti

KON: Diskutim për skandalin e dopingut

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 19:28
ilustrim

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) sot dhe nesër në Rio-de-Zhanejro, do të mbajë takime për të diskutuar për skandalin e dopingut, që ka çuar në ndalesën e pjesëmarrjes në gara të më se 100 sportistëve të Rusisë.

Ky takim mbahet një javë pasi KON-i nuk ishte pajtuar që të merrte vendim për moslejimin e sportistëve rusë në Lojërat Olimpike Verore në Brazil, përkundër një raporti të pavarur, që kishte konstatuar se në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë në vitin 2014, kishte pasur doping të sponzorizuar nga shteti.

Ministri i sportit i Rusisë, Vitaly Mutko, tha dje se 272 prej 387 sportistëve të Rusisë janë pastruar nga federatat ndërkombëtare të sporteve individuale dhe se ky numër mund të rritet.

Lojërat Olimpike Verore në Rio-de-Zhanejro të Brazilit zhvillohen prej 5 e deri më 21 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat