Sot mbahet gara e automobilizmit “Drag Race”

Sporti

Sot mbahet gara e automobilizmit “Drag Race”

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 07:27
ilustrim

Sot do të mbahet gara e automobilizmit “Drag Race” në të cilën do të marrin pjesë rreth 90 garues nga Kosova, dhe dhjetëra të tjerë nga diaspora, Shqipëria, Maqedonia, dhe Kroacia.

Kjo garë e cila do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” , do të ofrojë atraksione të adhuruesve të këtij sporti.

Gjatë ditës së djeshme ekipiprofesionist nga Kroacia ka bërë klasifikimin e veturave nëpër klasa, ndërsa, garuesit sot do të kenë rastin të tregojnë tërë atë që mund të ofrojnë ata dhe veturat e tyre.

Organizatorët kanë thënë se sa i përket kushteve për garuesit, por edhe për shikuesit, pista në të cilën po zhvillohet gara dhe ambienti për rreth saj ofrojnë komoditet.

Gara zyrtare zhvillohet sot fillim në orën 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat