Ky atlet invalid fitoi 2 medalje ari në 2 sporte të ndryshme

Sporti

Ky atlet invalid fitoi 2 medalje ari në 2 sporte të ndryshme

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 19:51
Dylan Alcoot

Atleti austriliann Dylan Alcoot mund të festojë për së dyti pasi fitoi medaljen e dytë të artë në Paralimpiket e Rios në dy sporte të ndryshme.

Alcott fitoi në finalen double në tenisin për meshkuj të martën bashkë me partnerin Heath Davidson, duke mundur kundërshtarët amerikanë.

8 vite më parë, Alcott ishte pjesë e skuadrës me rrota të basketbollit ku fitoi përsëri medalje are në Paralimpiket e 2008-s.

Alcott ishte vetëm 17 vjeç kur e korri këtë fitore në Pekin.

Australiani iu nënshtrua operimit kur lindi që e la atë paraplegjik, por kjo nuk e ndali atë të arrinte suskese të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat