Maqedonia kthehet me 19 medalje të sportit nga Sarajeva

Sporti

Maqedonia kthehet me 19 medalje të sportit nga Sarajeva

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 11:08
Ilustrim

Pjesëmarrje të suksesshme me 19 medalje të fituara kishin garuesit e Maqedonisë në kupën e shtatë ndërkombëtare ‘Sarajeva Open’ që për fund javë në kryeqytetin e Bosnjës e Hercegovinës.

Nga gjithsej 19 medaljet e fituara, 8 janë të arta, 6 të argjendta dhe 5 të bronzta.

Ekipi i Maqedonisë ishte shpallur si më i miri në këtë kupë, përderisa Viktoria Varadinova është zgjedhur kadetja më e mirë.

Në ‘Sarajeva open’ morën pjesë 189 kik boksierë nga katër vende dhe më shumë se 54 klube. Ekspedita e Maqedonisë ka numëruar 18 garues. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat