Vdes kampioni olimpik shqiptar, i biri: Babai im ishte hero

Sporti

Vdes kampioni olimpik shqiptar, i biri: Babai im ishte hero

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 17:27
Sugar Ahmeti

Ish kampioni olimpik shqiptar Sugar Ahmeti ka ndërruar jetë të martën në Itali. Ahmeti, një nga shqiptarët e parë që mbërriti në Livorno në fillim të viteve ’90 dhe i njohur në të gjithë qytetin, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare, pasi humbi betejën me tumorin.

Mëngjesin e sotëm, në varrezat e “Lupi-t” atij iu dha lamtumira e fundit, raportojnë sot mediat lokale.

Kur ishte i ri, Sugar Ahmeti ishte një atlet i mundjes greko-romake, dhe në hedhjen e shtizës. Në hedhjen e shtizës ai ka qenë edhe kampion olimpik dhe rekordi i tij ka mbetur i pamposhtur nga viti 7977 deri në vitin 1994. Sugar Ahmeti ka marrë pjesë edhe në Spartakiadë, lojëra sportive të organizuara nga Bashkimi Sovjetik, mes vendeve të bllokut.

“Ai erdhi nga deti në vitin 1991. Dhe zgjodhi Livorno-n”, tha djali i tij Rudin.

“Ai u prit shumë mirë dhe pas pak ditësh u organizua një drekë për të gjithë shqiptarët nga peshkopi i moshuar Ablondi. Unë, mamaja ime Dhioleta dhe vëllai im Suard erdhëm dy vite më pas dhe babi ynë për ne ishte një hero. Integrimi në Itali, na dha mundësinë të krijomë një të ardhme, duke studiuar”, shtoi ai.

Vitet e fundit, Sugar ka punuar shumë për ti mundësuar familjes së tij të ecë përpara.

“Ai ishte shofer kamioni, dhe udhëtonte në gjithë Italinë, nga veriu në jug”, tha ai. Duke punuar për një kompani italiane, Sugar merrte në port lëkura që vinin nga Maroku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat