SHBA: Sukses i Chigaco Cubs në bejzboll, pas më tepër se 70 viteve

Sporti

SHBA: Sukses i Chigaco Cubs në bejzboll, pas më tepër se 70 viteve

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 14:14
Chicago Cubs

Ekipi i bejzbollit, Chicago Cubs, është kualifikuar për pjesën finale të kampionatitit, World Series, për të parën herë prej vitit 1945.

Ky sukses u arrit pas fitores së mbrëmshme me rezultat 5:0 kundër ekipit, Los Angeles Dodgers.

Kjo fitore u festua deri vonë në mënyrë intensive në gjithë Çikagon, nga sipmatizuesit e klubit, Chicago Cubs, i cili nuk ka fituar në kampionatin World Series, prej vitit 1908.

Në 7 takimet playoff në finale të World Series 2016, Chicago Cubs do të takohet me ekipin, Clevlend Indians, ndërsa takimi i parë zhvillohet më 25 tetor në Klivlend.

Ekipi Cleveland Indians nuk ka fituar titull të kamionit në World Series, prej vitit 1948.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat