Pingpongistët e Kosovës udhëtojnë për në Kardif të Uellsit

Sporti

Pingpongistët e Kosovës udhëtojnë për në Kardif të Uellsit

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 19:09
Pingpong

Përveç dy turneve për kadetë që do të organizohen më 6 nëntor, Federata e Pingpongut do të marr pjesë edhe në dy aktivitete ndërkombëtare, që janë të lidhura me kualifikimet evropiane për vitin 2017, njofton Federata e Pingpongut.

Në Kardif të Uellsit, seniorët e përzgjedhur nga selektori Besar Domaniku, do të mundohen që të kalojnë fazën grupore në divizionin sfidues në Grupin L, në garat që do të zhvillohen prej 4 deri më 6 nëntor, në sistemin secili me secilin. 

Pingpongistët kosovar, pas kampionatit individual për Evropian që javën e kaluar ishte në Bukuresht të Hungarisë, kanë udhëtuar sot për në Kardif të Uellsit, për të marrë pjesë në garat kualifikuese për "2017 ITTF European Championships Qualification Men's Team - Challenge Division", ku do të ndeshet me Irlandën, Norvegjinë, Azerbajxhanin, Islandën dhe Uellsin.

Selektori Domaniku, ka përzgjedhur vëllezërit Baton e Linor Çitaku si dhe Mentor Shabanin për të përfaqësuar Kosovën në këto gara.

Në Shqipëri dy gjyqtarët më të mirë ndërkombëtar të Kosovës, Jeton Beqiri dhe Abedin Bahtiri, do të ndajnë drejtësinë në Grupin K, ku Shqipëria do të ndeshet me Skocinë, Malten, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat