Ping pong, Shqipëria organizon eliminatoret e Europianit 2017

Sporti

Ping pong, Shqipëria organizon eliminatoret e Europianit 2017

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 19:57
ilustrim

Shqipëria pret për herë të parë një fazë eliminetore të Kampionatit Europian të ping pongut për të rritur. Në pallatin e Sportit të qytetit të Durrësit “Ramazan Njala” startoi të premten faza eliminatore e grupit K ku bën pjesë edhe Kombëtarja Shqiptare e Ping Pongut. Eventi i organizuar nga federata kombëtare e ping pongut parashikon pjesëmarrjen e 5 ekipeve, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Maltes, Malit të Zi dhe Skocisë. Sekretari i pergjithshem i federates se Ping pongut, Tonin Binoshi thekson se organizimi i këtij evenimenti është një hap i madh përpara.

Sipas formulës së propozuar nga federata ndërkombëtare, vetëm dy ekipet e para sigurojnë të drejtën për të siguruar biletën e Europianit të vitit 2017 që do të zhvillohet në Luksemburg. Binoshi thekson se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë eveniment do të rrisë nivelin e garuesve shqiptare të cilët po bëjnë një paraqitje dinjitoze.

Faza eliminatore mbylet të dielën në mesditë por shanset e Shqipërisë për kualifikim janë të vogla pas humbjes në dy përballjet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat