“Kupa e ambasadorit të Koresë”, çmime për sportistët më të mirë në Taekwondo

Sporti

“Kupa e ambasadorit të Koresë”, çmime për sportistët më të mirë në Taekwondo

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 19:42
Kupa e ambasadorit të Koresë

Rreth 130 sportistë të artit marcial taekwondo, të grupuar në 17 ekipe e të ndara në dy disiplina morën pjesë në “kupa e ambasadorit të koresë”, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, një aktivitet ky, në vijim të javës koreane në Shqipëri.

Në një prononcim për ATSH-në, Ambasadori i Koresë së Jugut, Ahn Youngjip i pranishëm në këtë aktivitetet, u shpreh i impresionuar nga atmosfera e krijuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” si dhe popullizimi që ka marrë ky sport në Shqipëri. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të provojnë këtë lloj sporti, si një mënyrë për të disiplinuar fëmijët por edhe si një “çelës” anti-stress në jetën e përditshme.

 Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Taekwondo, Arben Markaj  tha për ATSH-në  se në aktivitetin e sotëm marrin pjesë 17 ekipe në dy disiplina.  Ndaj në këtë kuadër u zhvilluan dy kampionate me demonstrime në dyluftime në Taekwondo. Demonstrimet që u shfaqën ishin individuale (pra dy persona përballë njëri- tjetri) dhe në grup.

Një nga gjyqtaret e sportit të taekwondo në Federatën Shqiptare,  Fabiola Brahja tha se janë rreth 400 sportistë nga sporti taekwondo (nga artet marciale) dhe është atraktiv për  grupmosha të ndryshme. Ndërsa Gledis Gjata, një tjetër gjyqtar në këtë federatë shpjegon se për grup-moshat e vogla, janë dy raunde që duhen realizuar me nga 1 minutë secila. Ndërsa për të rriturit, të dy raundet me nga 1.30 minuta secila.

Anja Malaj e regjistriar prej gati 3 vitesh në këtë lloj sporti tregon se qëllimi i saj, është që të dalë kampione. Ajo tregon se ky lloj sporti ndahet në kategori children, kategorinë cadet, kategorinë junior dhe kategorinë senior.  Sipas saj, ky lloj sporti përveçse të jep kënaqësi, të mëson edhe sesi të vetëmbrohesh. Në fund u ndanë çmime për sportistët më të mirë.

Federata Shqiptare e Taekwondo është krijuar në vitin 1996 dhe ky është viti i pestë që organizohet një event i tillë në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat