Hockey NHL, Toronto shkatërron Boston Bruins

Sporti

Hockey NHL, Toronto shkatërron Boston Bruins

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 14:57
Hockey

Auston Matthews shënoi golin e tij të 12-të sezonal ndërsa Frederik Andersesn realizoi 32 pritje me Toronto Maple Leafs që arritën të mundin 4-1 Boston Bruins në ligën amerikane të hokejit në akull. Gjithcka në këtë përballje u zgjidh në pjesën e dytë me periodën e parë që u mbyll pa gola, ku momentin më të mirë e pati Pastrnak që goditi shtyllën. Toronto arriti që t’i japë drejtimin e duhur sfidës me Matheës që ndryshoi shifrat me realizimin e tij. Ndërkohë që Zac Hyman arriti menjëherë të cojë rezultatin 2-0 duke krijuar siguri për ekipin kanadez. Boston Bruins arriti të rikthehej në lojë me finalizimin e Brad Marchand, por Maple Leafs ishin të vendosur për të mos lëshuar dhe në periodën e fundit arriti të zgjidhnin takimin. Fillimisht ishte James Van Riemsdyk që ngriti rezultatin në 3-1 duke rikthyer në dy gola diferencën për të tijtë. Bruins nxorrën nga loja portierin për të patur mundësinë e lojtarisht shtesë por Toronto përfitoi dhe Connor Brown me portën e boshatisur shënoi dhe golin e 4-1 duke i dhënë fund dhe një serie prej 3 humbjesh radhazi për të tijtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat