San Jose Sharks arrin fitoren e 4-t radhazi

Sporti

San Jose Sharks arrin fitoren e 4-t radhazi

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 16:05
San Jose Sharks

3 gola në periodën e parë i dhanë San Jose Sharks një fitore 4-2 kundër Montreal Canadiens. Në “Bell Center”, Sharks kërkonin fitoren e katërt radhazi dhe ndaj kundërshtarëve kanadez patën një fillim takimi të shkëlqyer duke shënuar 3 gola të shpejtë. David Schlemko ishte ai që ngriti siparin me golin e tij, ndërsa pak caste më pas ishte Patrick Marleau që coi rezultatin në 2-0. Përpara fundit të periodës së parë Meier coi rezultatin në 3-0 me ndeshjen që ishte praktikisht e mbyllur pas vetëm një pjese lojë.

Në fraksionin e dytë, San Jose arriti të gjejë dhe golin e katërt falë Melker Karlsson. Montreal arriti të reagojë vetëm në periodën e fundit kur ishte Jeff Petry që me një dygolësh të tijin vulosi rezultatin përfundimtar në 4-2 për San Josen, që sfidën e radhës do ta kenë në shtëpi ndaj Chicago Blackhawks. Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Los Angeles Kings vuajti jo pak për të marrë një fitore ndaj Pittsburgh Penguins, pas një ndeshje ku dy portierët ishin protagonistët e mëdhenj. Takimi u vendos vetëm në kohën shtesë falë një goli të Tyler Toffolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat