Tifozët ndihmojnë skuadrën, pastrojnë stadiumin

Sporti

Tifozët ndihmojnë skuadrën, pastrojnë stadiumin

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 08:47
NFL

Skuadra e zemrës mbështetet mbi të gjitha në ditë të vështira dhe pikërisht këtë bëjnë tifozët e skuadrës amerikane të NFL, të Green Bay Packers. Fansat e skuadrës amerikane të NFL ju përgjigjën thirrjes së klubit të tyre për pastrimin e borës në prag të ndeshjeve të radhës.

Duke qenë se situata në “Lambeau Field” ishte e rënduar pas reshjeve të shumta të dëborës, tifozët pëveshën mëngët, rrëmbyen lopatat dhe ndihmuan punonjësit e fushës për pastrimin e shkallëve por dhe të fushës, në mënyrë që dhe bora të mos pengojë ekipin e tyre për të luajtur në mënyrë sa më komode sfidat e radhës.

Në këtë sipërmarrje morën pjesë rreth 650 tifozë megjithatë dhe klubi jua shpërbleu në mënyrën e duhur, pasi në përfundim të punës paguajti secilin prej tifozëve me një shumë prej 10 dollarë ora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat